DJ Kron - Raving Eagles (album)



Laleeeeee 46 minuta e 32 seconda perfeksion ky album! Nëse ju pëlqen muzika EDM/Rave/Techno nuk duhet kurrsesi të anashkaloni “Raving Eagles” albumin debutues të Dj Kron. Dhjetë këngë përbëjnë këtë album të cilat po i dëgjoja dje dhe mu ngrit mendja me shku në klub po ishte 4 e mëngjësit dhe ku të shkoja lol. Ufaaaa! Ok, shqipe ok! Dj Kron (Kron Grajçevci) ka gjashtë vjetë që ushtrohet si DJ dhe producent. Ai është nga Kosova dhe suksesin e parë e arriti me publikimin e mixtape “Electro Eagle PT.1” ku përfshiheshin përpunime të këngëve hit si “Një herë në jetë”, “Thirri shoqet”, “Zotria juaj” etj. Përveç albumit dhe mixtape ai ka nën sqetull dhe disa përpunime super si “Ika dhe të lashë”, “Pranvera në Prishtinë” apo e preferuara jonë “Nexhi on Pills”. Si mund të mos fiksohet një titull i tillë hahahhahahaha? Go Nexhi Go Nexhi lololol. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.