Pikë Uji (Waterdrop)




“Pikë Uji” është historia e Aidës, një punojse bashkie në Pogradec e cila pasi djali i saj akuzohet për përdhunimin e një shoqeje të shkollës, mundohet të kthej normalitetin në familje. Filmi është interesant dhe të paktën del jashtë kornizave të komunizëm/luftë/emigracion/mafia që përbën shumicën e prodhimeve vendase. Duket që në fillmim që Gresa Pallaska (Besa, Virgjëresha Shqiptare, I Fshehuri) në rolin e Aidës është ajo që do të mbaj filmin “gjallë”. Interpretimet në përgjithësi janë të mira, por Gresa dominon në çdo skenë. Në film trajtohen tre tema: pushteti, familja dhe përdhunimi. Ato fërkohen me njëra-tjetrën përgjatë gjithë 87 minutave, por asnjëherë nuk trajtohen në thellësi. Çdo ngjarje preket në sipërfaqe. Lihet të kuptohet që çifti merret me rryshfete e gjëra ilegale, por se çfarë egzaktësisht asnjëherë nuk bëhet e ditur. E them këtë se në skenat e para të duket sikur merren me ndonjë shkëmbim droge, pastaj kupton që kanë një pozicion të rëndësishëm në bashki të mbështetur nga kryebashkiaku. Si puna e asaj, punon në doganë, bën lekë lol. E teksa çifti prezantohet si “power couple” më vonë në film Aida hiqet për dy sekonda nga puna, pa u njoftuar fare. Tu duru dhe turinjtë e koleges lol OK, se nuk rri dot unë pa bë humor, por është diçka e dukshme. Si do heqi nga puna kryetari bashkisë dikë që është pashkëpuntore në pislliqet e tij? HELLO! Ene tërë kjo grua e fuqishme nuk bëri as gëk as mëk. Shqiptare mo? Ncuq! Tek pjesa familjare…ata prezantohen si një çift i dashuruar, që e kuptojnë dhe respektojnë kriminalitetin e njëri-tjetri por mjafton një zënkë dhe Aida kërkon divorcin. E njëjta Aidë e cila nuk guxon ti tregoj prindërve për të birin? Qysh? Pastaj Aida i rikthehet një dashurie të një shekulli më parë dhe del rrugëve e dehur me shishe alkoli. Në POGRADEC MO? Punojse bashkie mo? Omimoooo! Kuptoj, që filmat kanë nevoj për pjesë dramatike e diçka kulminante, por bie ndesh me realitetin vendas, ashtu siç bie ndesh dhe biseda me prindrit. Thashethemet, gjykimi publik në çdo qytet shqiptar janë në ekstrem e këtu as nuk trajtohet fare, çka mund të kish qënë dhe një pjesë e rëndësishme e filmit. Prindrit e Aidës nuk e kanë marr vesh për përdhunimin? Shqipe, çuni u arrestua në shkollë. Nuk kishte ngel farefis pa i rënë derës. Përsa i përket përdhunimit. Këtu gjithashtu ka shumë gjëra që kapen përciptazi. Përse një vajzë e mitur në atë orë del e vetme nga shtëpia? Si shkoi deri tek vilat jashtë qytetit? Mjeku që e egzaminoi a nuk gjeti mbetje …kuptoni çfarë dua të them? Prindrit e këtyre ku ishin? Biletat mund të verifikoheshin shumë mirë me një kërkim online. Fotot, videot mund të kërkoheshin në cloud…etj, etj, etj. Viti është 2024. Momenti që duhej shfrytëzuar dhe mund të kishte qënë një pjesë shumë kulminante e filmit, ishtë debati Aidës me veten kur mëson se çfarë ka bërë i biri. A mund të ja lejoj vetes ta lë pandëshkuar këtë krim si femër dhe si nënë që është apo mund të sakrifikoj çdo parim të sajin për hir të djalit? Personalisht mendoj që ky duhej të kish qënë boshti i filmit. Skena ime më e preferuar e Pikë Uji dhe më domethënsia, ishte ajo e fundit ku kryetari bashkisë, teksa largohet për një takim pune ku nuk përfshin më Aidën dhe burrin e saj, i lë në tavolinë të kujdesen dhe për djalin e tij. E thjeshtë në plan të parë, është shumë domethënëse. Pavarsisht, karrierës, pushtetit, lekëve e gjithçkaje tjetër, në momentin që shkel në këmbën e gabuar kthehesh në dado. BAH! Si jam! Naim o Naim! Jo, sinqerisht, shumë skenë e gjetur. 


Në fakt fundi i filmit duket sikur lihet i hapur, por mesazhi është mëse i qartë. Aida me bashkshortin ka humbur atë “pushtetin” që zotëronin dhe miqësinë e kryebashkiakut, familja është bashkë por nuk është më familje. Prindërve do ju duhet të jetojnë me këtë ngjarje sa herë që shikojnë djalin e tyre i cili së bashku me shokun nuk ndjejnë asnjëlloj keqardhjeje për atë çfarë kanë bërë. Një pasqyrë e familjeve që i kanë rritur, të cilët gjithashtu nuk patën asnjë keqardhje për shkatërrimin e jetës së një vajze adoleshente, familjes së saj apo dhe shumë familjeve të tjera të prekura nga “bizneset” e tyre. 


Pikë Uji (Waterdrop)

Regjizor: Robert Budina

Skenarist: Doruntina Basha

Robert Budina

Ajola Daja


Në role: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Kolaneci, Paolo Iancu, Henri Topi, etj. 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.