Muzikë nga talentet e reja Ada Verdi, Lira Blakaj, Flaka Kiki dhe Erda

                                                                                                                                                Flaka Kiki


Ada Verdi (Ada Satka) njihet për publikun nga bashkëpunimet me Cricket dhe Alban Skënderaj në këngët “Fajet” dhe “Ama” apo si kompozitore e këngës përfaqsuese të Gjeorgjisë në Eurovision 2024. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e parë në gjuhën angleze me titull “Needed You”, singla e parë nga albumi debutues “80’s KiD”. 





Lira (Iliriana) Blakaj mund ta njihni prej bashkëpunimeve të saja me Yll Limanin me të cilin sollën dhe një prej këngëve tona më të preferuara “Injoro”. Këtë javë kantautorja vjen me “MUA” duke synuar karrierën si këngëtare, e duket se ja ka nisur mbarë. 





Flaka Kiki, është një këngëtare shqiptare me origjinë nga Kosova e cila jeton në Australi. Vjet u prezantua para publikut me albumin debutues “Flame”, teksa këtë verë rikthehet me “Into Love” një prodhim i Florent dhe Luisa Boshnjakut. 





Erda (Havolli) u bë e njohur si konkurente në The Voice Rap të Gjermanisë, ku dhe arriti të kualifikohej deri në finale. Pas këtji suksesi këngëtarja debutoi me këngën “Tavolina” dhe së fundmi “Bla Bla”.





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.