Festivali i Këngës në RTSH fillon pranimet



Edicioni i 63 i Festivalit të Këngës në RTSH ka filluar zyrtarisht pranimet e materialeve konkuruese. Artistët e interesuar duhet të dërgojnë materialet e tyre vetëm nëpërmjet e-mail_it në datat 27-28-29 shtator. Imagjino ti shkoj ndonjërit materiali në spam hahahhaha! Rri se ka dhe më keq, ja hackin fare siç i ndodhi Teatrit Kombëtar lololol. Shkonte postonte robi e shes profilin haaaaa! Ueeee! Gallatë! Sa e mbajti më, katër muaj apo akoma e ka? Nuk mundem! Për rregullat e plota të pjesmarrjes LEXONI KËTU.


Ky edicion është në drejtimin artistik të këngëtares së njohur Elhaida Dani e cila momentalisht është në Kinë duke përfunduar turneun e suksesshëm të “Notre Dame De Paris”. 


Çmimi i parë i Edicionit të 62 të festivalit u fitua nga Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”

Çmimi i përfaqsueses në Eurovision u fitua nga Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”


 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.