Paul Leka, shqiptari që solli hitin “Na Na Na Hey Hey Kiss Him Goodbye”

 


Ju e keni dëgjuar këtë këngë në mbi 50 versione, kënduar nga yjet e muzikës botërore si Donna Summer, Liberace, The Supremes, Raffaella Carra, Bananarama etj, por origjinali i përket grupit Steam me pjestar shqiptarin Paul Leka. I lindur në Brixhport të Konektikatit me prindër mërgimtarë nga Shqipëria, Leka ishte një kompozitor i njohur dhe pjestar i grupit Steam për të cilët kompozoi këngën “Na Na Na Hey Hey Kiss Him Goodbye”. Kjo këngë do të pozicionohej në vendin e parë të Billboard për dy javë duke rrëzuar nga maja e klasifikimit The Beatles dhe duke shitur 6.5 milion kopje. Përveç suksesit muzikor kjo këngë do të shndërrohej dhe një himn sportiv, duke u kënduar shpesh në lojrat sportive dhe në Kupën Botërore të Futbollit në Brazil erdhi me një version nga Adelen si pjesë e albumit zyrtar të kësaj kupe në 2014. Më së fundmi Katy Perry e risolli këtë këngë në versioni “Not the End of the World”, perfshirë në albumin “Smile” (2020). 





Përveç suksesit me Steam, Leka ishtë një kompozitor këngët e të cilit janë kënduar nga disa prej emrave më të njohur të asaj kohe si Garret Scott, The Hitchikers, The Lemon Pipers, The Chateaus etj. Në 1968 kënga e kompozuar prej tij “Green Tambourine” për grupin The Lemon Pipers, gjithashtu arriti të klasifikohej në vendin e parë të Billboard duke shitur mbi 1 milion kopje dhe duke qënë kënga e parë e zhanrit psychedelic pop të arrij këtë pozicion. 

Paul Leka ndërroi jetë në 2011. 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.