Po Osmani ç'a pati?
Po ishe mirë o Osman ç'a pate lol
Para disa ditësh i ftuar në programin Kosova Today, aktori Osman Azemi, i njohur si pjestar i Stupcave, gjatë një diskutimi rreth futbollit doli disi jashtë bisede duke folur për xhelozinë e Shqipërisë ndaj Kosovës etj. Muhabet vl dmth. Sigurisht shumë personazhe të tjerë u kundërpërgjigjen dhe unë s’kisha ndërmend të shkruaja rreth kësaj teme, sepse besova që boll u tha. Mirpo, kur robit nuk i rrihet nuk i rrihet. Në vënd që të kërkonte falje dhe të tërhiqej, Osmani del ne Report TV dhe justifikohet duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar. NAAAAAAA BRAAAH! Lmao! Je në video byrazer lololol. E këtu pastaj s’më ndejti pa e thenë diçka.
Atëherë, një përmbledhje. Gjatë bisedës televizive, tema ishte rreth emërimit të një trajneri serb si trajner i skuadrës së Partizanit. E kuptueshme, që ndjenjat për një përzgjedhje të tillë janë jo të mira. Personalisht më duket zgjedhje e gabuar e cila pasohet me 101 arsye. POR, kjo zgjedhje si çdo zgjedhje tjetër biznesi u bë nga kushdoqofshin të emëruarit apo pronarët e skuadrës etj, nuk u bë me referendum kombëtar. Mund ti drejtohej shumë mirë personave që morën këtë vendim dhe jo shqiptarëve. Ndaj, kur dikush fillon të diskutoj mbi këtë temë nuk mund të përgjithsoj, ashtu siç tha dhe gazetari nga Tirana, që në komente shume tifoza shprehnin pakënaqsinë. Një temë shumë specifike, degjeneroi
papritmazi në një “xhelozi” të Shqipërisë ndaj Kosovës, jo po ne nuk jemi krahinë, jo po ne ju duam po ju nuk na doni, jo po ne jemi më të mirë se juve e do të jemi etj etj. Po shyqyr hahahahaha! Më mirë u bëfshi wtf!
Problemi kur flet shumë është se fillon flet dhe broçkulla, e problemi i dytë me këta “nacionalistët” është se nuk dinë ç’duan. Një herë është pse nuk na pranoni, pastaj është pse na pranoni, pastaj jo po ne ju mbajmë … BRAH! Lol E nga futbolli doli në pamje një opinion që po e vërej shpesh e më shpesh tek disa shqiptarë të Kosovës në rrjete shoqërore, përfshi këtu dhe figura artistike, publike, të cilët falë suksesit të Duas, Ritës dhe sportistëve nga Kosova në rend botëror kanë krijuar përshtypjen se Shqipëria nuk ka talente. OOOOK! Jo vetëm kaq, por dhe po forcohet një distancim i figurave të njohura që kanë dalë nga Kosova, duke u theksuar që janë nga Kosova dhe jo nga Shqipëria, pavarsisht se në Shqipëri nuk është thënë ndonjëherë që Rita, Dua etj janë lindur në Shqipëri, por thjesht që janë shqiptare. E dini për çfarë flas, sepse i keni lexuar komentet në postimet e shumta. E filluar disi me lezet nga shtypi i huaj, personazhe si Dua dhe Rita nuk janë tani shqiptare, por KOSOVAN…Ja na doli dhe diçka e re. Ne në Tiranë themi shqiptarët e Kosovës, shtypi i huaj ju quan KOSOVAN, ne serbëve të Kosovës ju themi serb, shtypi i huaj ju thotë Kosovo serbians…E kuptoni çfarë po ndodh? Kështu me lezet po ju riemërtojnë identitetin dhe brezi i ri në social media po e pranon me shumë guxim në shenjë pavarsie….dhe pastaj të del Osmani dhe të thotë ne nuk jemi krahinë e Shqipërisë. Hmmm…po ja që jeni pra. Jeni një krahinë e Shqipërise që është pushtuar dhe marrë pa të drejtë, po ashtu si Dibra Madhe, Camëria etj. E me atë që thotë, bie ndesh me nacionalizmin futbollistik, sepse ndarja nga Shqipëria ju erdhi nga serbi; apo kufijtë ok, trajneri jo? U ba!
Nejse, ajo që mu përsonalisht më grrici ishte momenti kur tha që Shqipëria nuk ka nje Dua, një Rita, nje Majlinda Këlmendi, një Xhaka etj. Së pari…këta janë njerëz, njerëz që kanë arritur sukses personal dhe jo objekte për të justifikuar mendime të pavlefshme. Së dyti, tregoj një injorancë rreth botës së artit në Shqipëri dhe sukseseve të artistëve e sportistëve nga Shqipëria jashtë vendit. Nuk mund të flas specifikisht rreth sportit sepse nuk kam aq njohuri (di që ka futbolllistë në skuadrat europiane sa të duash, në volejboll, mundje, peshëngritje vrap, futboll amerikan etj), por rreth artit…Nisja!
Falë situatës paraprirëse në të dyja vendet, shijet muzikore dhe nivelet artistike janë të ndryshme. Në Shqipëri ka dominuar më tepër arti klasik, me një disiplinë ruse dhe shije francezo-italiane. Në Kosovë, falë një liridalje më të madhe rrymat moderrne, komerciale dhe ballkanase kanë qënë më sunduese. Ky ndryshim është vënë re mjaft mirë në fillim të viteve ’90 dhe vazhdon të vihet re dhe sot. Ndryshimi i dytë, përsa i përket suksesit jashtë vendit. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, përveçse kanë pasur liridalje dhe kanë vendosur bazat e komuniteteve të tyre jashtë vendit që në vitet ’70-’80, shqiptarët nga Shqipëria e kanë bërë këtë mbas ‘90s. Përveç kësaj, shumica e shqiptarëvë nga Shqipëria, ndryshe nga ata të Kosovës kanë pasur probleme me dokumentet dhe mbi të gjitha nuk kanë pasur mbështetje. Pra s’kanë pasur kohe me bë art e s’kanë pas kohë me eksperimentu, po i kanë fut në punë e shkollë se kanë pasur të tjera nevoja. Nuk po justikoj, po them mentalitetin nga kjo anë e kufirit. Megjithatë, shqiptarët nga Shqipëria kanë bërë emër në mbarë botën, ndryshe nga ç’pretendon Osmani apo të tjerë. Du të them...a nuk ka dëgju ky për Mira Muratin?
Harry Warren - tre herë fitues i çmimit Oskar, kompozitor i mbi 800 këngëve me mbi 20 vendeve të para në klasifikimin amerikan e me nje repertor të luajtur në mbi 300 filma përfshirë dhe muzikën e filmit të parë muzikor “42 Street”. Kompozitori i këngës së parë që arriti statusin Gold në Amerikë me 9 javë qëndresë në vendin e parë të Billboard.
Paul Leka - Pjestar i grupit Steam, kompozitor i hitit “Na Na Hey Hey Kiss Him Goodbye” dhe “Green Tabourine”. Pozicionuar gjithashtu ne vendin e parë të Billboard.
Miriam Cani - Pjestare e The Preluders në Gjermani me këngë në vend të parë në listën Gjermane
Ava Max - Nr 2 në Billboard, dhe Nr 1 në 22 vende
Ermal Meta - Fitues i Sanremos dhe një prej këngëtarëve më të njohur në Itali
Ana Oxa - Një prej këngëtareve më të mëdhaja në Itali
Eleni Foureira - Një prej këngëtareve më të njohura në Greqi
Vëllezrit Belushi - John përveçse themelues i SNL dhe filmave legjendare si Vëllezrit Bluz, fitues i çmimit Emmy, i nominuar për Grammy katër herë është dhe mbajtës i vendit të parë në Billboard.
Stan Dragoti
Eliza Dushku
Masiela Lushaj etj
Të kalojmë nga klasikja?
Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Inva Mula…që s’kanë nevojë për prezantim
Apo don balet? Angelin Prelocaj, Oriola Islami…mos të kalojmë tek baleti kombëtar grek që është mbajtur me balerinët tanë etj.
Letërsi? Kadareja, Tom Perrota Fotografi? Gjon Mili…
E 90% e tyre, kanë arritur suksesin para se Osmani ti mësonte emrin Ritës dhe Duas.
Aman se rashë dhe unë nga trungu nga ra ky tu bë lista. Thjesht dua të vë në dukje dhe të them që nuk ka pas mungesë figurash Shqipëria, e nuk ka kurrfarë xhelozie në Shqipëri për suksesin e shqiptarëve të Kosovës e kurr nuk ka pas. Ka pas veç mbështetje. Se kur Osmani nuk e njihte Ritën e Duan me të cilat mburret, Albanyac ju bënte hartime dhe i promovonte që të kishin sukses. E kam shku dhe i kam parë me biletë, jo falas si disa dhe i kam pa kur këndonin në salla me 50 veta jo tani që i njohin të gjithë e bëjnë sikur besonin në to. E asnjëherë s’më ka shkuar mendja të përdor këtë lloj llogjike që dëgjoj nga ky. Në Shqipëri nuk bën njeri muzikë për karrierë, bëjnë muzik për qejf, e as ju rruhet për sukese europiane e amerikane lmao. Mentaliteti është, po ndodhi ok, por që të synojnë as nuk ja pfff fare.
Po të kishin xhelozi shqiptarët e Shqipërisë do e bënin dhe ata si organizatorët e Sunny Hill Festival që nuk ftuan asnjë artist nga Shqipëria aaaaa…nëse do me i rënë asaj rruge dmth, por po e lë. Përkundrazi, këngëtarët nga Kosova kanë qënë të mikpritur në çdo festival në çdo event e vazhdojnë të ftohen. Ne kemi shumë probleme, por ky problem nuk është problem i Tiranës, por është problem i Prishtinës. Ahhhhh…Ndoshta, ndoshta Osmani do bënte mirë të fliste se çfarë po ndodh në Kosovë e kush janë këta SHIPEC. Yeah! Në 2024 në Kosovë përdorin term derogativ për shqiptarët e Shqipërisë. Ja dhe disa foto këtu poshtë, që mos të thojë Osmani i kemi keqinterpretuar prapë. U stërrzgjata disi, por me idenë për ti paraprirë një dukurie shumë banale e cila mund të krijoj probleme madhore, nëse lihet pa u trajtuar, ashtu siç u la pa trajtuar nga të ftuarët dhe gazetari në studio të cilët nuk pipëtinë një fjalë kur Osmani bëri ato deklarata. Marrë!
Post a Comment