Erjona Ala -Pasardhësja e Eminës
Nëse në vargun e gjatë të modeleve shqiptare,të cilat kanë njohur sukses në pasarela,jo vetëm brenda po dhe jashtë vendit, do të na duhej të emërtonim një pasardhëse të Emina Cunmulaj,pa asnjë pikë dyshimi do të zgjidhnim Erjona Alën. Bukuroshja shqiptare e cila është përzgjedhur nga Vogue si një prej 10 modelve të reja më të mira të vitit dhe është vetëm 16 vjeçe, në një kohë shumë të shkurtër ka bërë një emër të mirë në fushën e modelimit,teksa ka sfiluar për
Balenciaga, Missoni,Emilio Pucci,Acne,Diesel Black Gold,Michael Kors,Vera Wang,LV,Burberry Prorsum,Mugler,Channel,YSL,Givenchy,Trussardi, etj, e pozuar për editorialet e disa prej revistave më të njohura të modës në botë si si "W" etj.
Balenciaga, Missoni,Emilio Pucci,Acne,Diesel Black Gold,Michael Kors,Vera Wang,LV,Burberry Prorsum,Mugler,Channel,YSL,Givenchy,Trussardi, etj, e pozuar për editorialet e disa prej revistave më të njohura të modës në botë si si "W" etj.
Ndoshta fjalët duken disi të egzagjeruara,por në fakt nuk janë aspak të tilla, biles krahasimi me Eminën është mëse i drejtë. Po ashtu si dhe supermodelja e njohur shqiptare edhe Erjola e ka filluar karrierën në konkursin e modeleve të agjensisë Elite (Elite Model Look)) e cila tani e menaxhon atë në Milano,Londër,Barcelonë dhe Francë (në Amerikë menaxhohet nga Ford,në Norvegji nga Heartbreak Management,ndërsa në Gjermani nga Munich Models). Në konkursin e Elite, ajo arriti të klasifikohej e dyta prej 360.000 vajzave nga mbarë bota,duke rënë menjëherë në sy të agjentëve të Ford, të cilët lidhën kontratën dhe i dhanë shansin të debutonte si modelja e parë në sfilatën e Parisit të Balenciagës për vjeshtën e 2011. Sfilatë e cila u pasua nga shumë të tjera,duke e shndërruar Erjonën në një prej më të preferuarave të momentit në runway.
Emër Mbiemër: Erjona Ala
Vendbanimi: Kristiansand,Norvegji
Origjina: Shqiptare nga Kosova
Mosha:16 vjeçe
Gjatësia:179cm
Zbullimi: Fillimisht është zbuluar Norvegji nga agjensia HeartBreak Model Management ,por shansi i madh i erdhi gjatë një udhëtimi në Itali, ku Elite Models e kërkoi për tu prezantuar në finalen e konkursit "Elite Model Look" që atë vit mbahej në Kinë ku zuri dhe vendin e dytë.
Muzika e preferuar: Beyonce,Robbie Williams,Miley Cyrus.
Në kohën e lirë: I pëlqen të merret me art,të lexoj libra/revista si dhe të merret me sport.
Veshja e preferuar: Xhinse me një xhaketë të lehtë dhe atlete Converse.
Momenti më i bukur në modë: Hapja ekskluzive si modele e parë për Balenciaga.
Modelja e preferuar: Gisele Bunchen
Dizajneri i preferuar: Alexandër Wang
Bizhuteritë e preferuara: Swarovski
Dëshira më e madhe si modele: Të realizoj fushatën publicitare të Prada
Dyqanet e preferuara: H&M,Zara dhe Gina Tricot.
Revistat e modës që lexon gjithmoë: Vogue,Costume
Sekreti i një paraqitjeje të mirë: Ushtrime sportive dhe shumë ujë.
Nese te intereson, shikoje te lutem kete link ne youtube te cilen e beri Vogue-Webcam.
ReplyDeleteEshte prezantimi i Erjones.
Link: http://www.youtube.com/watch?v=wIRdQLmHiO4
http://visualoptimism.blogspot.com/2012/01/erjona-ala-josefien-rodermans-julia.html
ReplyDeleteKisha dasht qe ti me shenu ma shum ktu n'blog. Je i mrekullueshem. Keep up the good work.
ReplyDeleteKosova loves ALBANIAC.
:) Do mundohemi and we love you too :)
ReplyDeletePo e shprehni dashurin per Shen Valentin hehhehehe
ReplyDeletePasi keni ngel single dashurohni ne mes veti lol
ReplyDelete