R.I.P ArkivaShqip 2009-2012
Ndoshta shumë prej jush nuk e dini se kush është ArkivaShqip, ndaj ne po ju tregojmë se; E keni parasysh kur kërkoni një këngë që e doni shumë dhe nuk e gjeni dot? Kur keni bërë like apo favorite një këngë në YouTube dhe nesër del se është hequr? Apo kur postoni një video dhe më pas nuk hapet? ArkivaShqip dora vetë është përgjegjëse. Duke marrë përsipër rolin e promovuesit dhe "shpërblyesit" të këngëtarëve shqiptar, kjo "kompani" kërkoi që të hidheshin poshtë të gjitha videot e tjera të papublikuara në kanalin e saj, duke i akuzuar për keqpërdorim të të drejtës së autorit dhe në rastet kur llogaritë e ndryshme sqaronin se nuk kanë të drejta por thjeshtë po i publikojnë këto video për promovim. Si pasojë, të gjitha videot e postuara prej vitesh në YouTube prej fansave dhe bashkëpunëtorëve të këngëtarëve shqiptar u hoqën nga kjo faqe duke lënduar jo vetëm përdoruesit e YouTube,por dhe fansat, shumë prej të cilëve i kishin dedikuar një kohë të madhe vendosjes së këtyre videovë në këtë faqe. Po populi nuk thotë kot qesh kush qesh i fundit...Sot ArkivaShqip ka parë ti mbyllet faqja nga YouTube nën të njëjtat akuza që kjo faqe u ndërtua pikë së pari - Ka shkelur të drejtat e autorit LMAO HAHAHHAHAHHAHAHA! Më vjen keq për artistët shqiptarë të cilëve tashmë ju janë fshirë videot në YouTube dhe shumë prej tyre nuk gjenden më, midis të cilëve dhe videoja më e shikuar shqiptare në YouTube - Adrenalian e Sinanit dhe Seldit.

Post a Comment