Harry Warren shqiptari qe kompozoi "At Last" dhe "That's Amore"


"That's Amore" nga Dean Martin eshte nje prej kengeve te mia te preferuara (e di sa keq ngjan kur permendet dicka e tille ne nje shkrim, por c'te bej keshtu eshte) e cila me vjen ndermend dhe e kendoj sa here qe jam ne qejf.Te njejten gje po beja javen e shkuar, teksa me degjon komshiu im, nje plak italian afer te tetedhjetave i cili me thote "Ti e di qe ate kenge e ka shkruar nje shqiptar apo jo?" Tani...Bob, ca nga mosha e ca nga karakteri sicilian, tenton te jete gjysem ironik e gjysem shakaxhi, qe pavarsisht sesa diell ka dita,prape se prape nuk mund te arrish ta kuptosh se ne c'drejtim po i qendron busulla. Fillimisht nuk ja vura veshin,por pasi filloi te me tregonte me ne detaje per Harry Warren,kompozitorin e kenges "That's Amore", fillova ti kushtoja me teper vemendje e si perfundim, Bob me sjell librin "Kenget e madherishme te Harry Warren -Prej rruges 42 e deri ne Hollivud". Ne fakt eshte nje liber me partitura (Bob i bie pianos,jo dhe aq mire po i bie. Ne fakt eshte me teper organo, por i nxjerr melodite ne rregull) nga kompozimet me te mira te nje prej kompozitoreve me te mire te skenes muzikore te shekullit te shkuar ne Amerike zotit Harry Warren...i cili emrin e vertete e kishte Salvadore Anthony Guarana, lindur ne Amerike,por me prinder SHQIPTARE nga Kalabria e Italise.



 E di cfare po mendoni. E me mire eshte arberesh jo nga Shqiperia...e di qe po e mendoni se e keni zakon e nuk eshte hera e pare.Aman, fakti qe Warren, ka shkruajtur ne biografine e tij qe ka prejardhje shqiptare (e ka bere kete dhe ne cdo liber tjeter) tregon se ai ka qene po aq krenar per prejardhjen e tij shqiptare sa edhe per vendlindjen e tij Ameriken, e vendin e familjes Kalabrine. Si ka mundesi askush nuk di gje per kete?!!! Si nuk e ka permendur dikush diku,por me duhet ta mesoj nga komshiu im, i cili shyqyr ka librat per fakte se nuk i besohet dot gje!




Rreth Harry Warren (24 dhjetor 1893 - 22 shtator 1981)

Pavarsisht se i panjohur per publikun, Harry Warren ishte mbreti muzikor i Hollivudit ne shekullin e shkuar.Ai kompozoi rreth 800 kenge, 500 prej te cilave jane botuar.Kenget e tij u perfshine ne me shume se 300 filma artistik dhe 112 filma vizatimor, duke fituar 11 nominime per cmimin Oscar dhe fituar 3. 42 prej kengeve te tij u klasifikuan ne dhjetshen me te mire te programit radiofonik "Your Hit Parade" (Parada e hiteve tuaja) 21 prej te cilave u renditen ne vendin e pare. Kenga "I Only Have Eyes for You" eshte vlersuar si nje prej 25 kengeve me te kenduara te shekullit te 20 (Sipas ASCAP).


Pervecse bashkepunimeve me disa prej emrave me te njohur te asaj kohe si Al Dubin, Ira Gershwin,Johnny Merce,Mack Gordon,Billy Rose etj, Warren ishte dhe kompozitori i filmit te pare muzikor te suksesshem ne Amerike dhe bote - "42nd Street" si dhe kompozoi te paren kenge e cila arriti statusin e shitjeve GOLD ne historine muzikore - "Chattanooga Choo Choo".  Disa prej kengeve te tij me te njohura pervec saj, jane dhe "I Only Have Eyes for You","The Gold Diggers' Song","That's Amore","At Last","The More I see You","I Love My Baby","Would You Like To Take A Walk?" etj. (RevistaAlbaniac.com) Nje mbret i vertete i muzikes amerikane , mbreteria e Harry Warren shtrihej nga teatret e Brodueit ne Nju Jork e deri ne sheshet e xhirimit ne Hollivud.


Ps. Lista e arritjeve te tij eshte e pafund dhe une nuk mund ti shtoj ketu,por do ju rekomandoja nese jeni te interesuar te lexoni ndonje prej 20+  librave ne te cilat permblidhen punimet e tij.

Krijime te Harry Warren:











Pergatiti: Elbino/Albaniac 2012

1 comment:

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.