Shqipetari Paul Walker (The Fast and the Furious)

Paul Walker eshte nje prej aktoreve me te njohur te brezit te ri hollivudian, i cili arriti famen boterore fale filmave te tille si "Varsity Blues","She's All That","The Skulls","Joy Ride","Into the Blue", "Flag of Our Fathers" etj, por qe me se shumti njihet nga publiku si nje prej aktoreve kryesore ne serine e filmave "The Fast and the Furious". Ajo cka ne mesuam kete jave na habiti pak,sepse asnjehere nuk do ta kishim menduar qe Paul Walker e kishte origjininen nga...Shqiperia? Po, e lexuat tamam! Ai ka prejardhje shqipetare. Teksa ne po kerkonim informacion rreth nje filmi ne faqen me te njohur  kinematografike ne bote Internet Movie Data Base, nuk di sesi perfunduam ne faqen e Walker ne te cilen thuhej se " Paul Walker ka prejardhje shqipetare". Po ashtu si dhe ju, reagimi i pare ishte jo vetem befasues,por dhe disi mosbesues, pasi Walker? Shqipetar? Ndaj,pavarsisht se ky informacion jepet nga IMDB e cila verifikon cdo informacion te paraqitur ne vendosem te benim nje kerkim me vete. Si perfundim? Nuk gjetem shume, per arsyen kryesore se vete Paul nuk ka treguar ne intervistat e tija ndonje detaj familjar.Dihet qe babai ka qene boksier e me pas ka punuar ne ndertim me biznesin e tij, ndersa nena modele.Gjyshi i tij nga ana e babait qe thuhet se eshte shqipetar, ka qene boksier. Ne faqe te ndryshme nderkohe tregohet se prejardhja e tij eshte irlandeze,angleze,gjermane, por pervec anes gjermane te se emes e cila konfirmohet ne rekordet e gjendjes civile amerikane, pjesa irlandeze-angleze nuk provohet dhe nuk permendet ne ndonje shkrim serioz rreth aktorit. Nje tjeter fakt interesant eshte se Paul ka thene se babai kur ka qene boksier ka fituar dy here titullin kampion te "Golden Gloves", por ne faqen zyrtare te "Golden Gloves" nuk ka asnje fitues me mbiemrin Walker, cka na ben te dyshojme se babai i tij ka perdoruar emer tjeter, gje qe mund te thuhet dhe per gjyshin e tij, pasi dihet shume imigrante ne Amerike me te mberritur ne token e premtuar kane nderruar apo ju jane shtremberuar emrat e mbiemrat per t'ju pershtatur gjuhes vendase.


 Megjithate pervec informacionit ne IMDB asgje tjeter nuk mund ta konfirmoj prejardhjen e tij, e cila mund te kete qene edhe nga gjyshja apo sterrgjyshja apo ku dime ne, por nuk mund ta mohojme qe na lind pyetja se: "Nese Paul nuk ka prejardhje shqipetare,atehere perse nuk ka kerkuar te ndryshohet ky informacion ne kete faqe kinematografike e cila ne versionin profesional te saj ofron kontakte pune,agjentesh etj te cilet padyshim jane ne dijeni te informacioneve te tilla?" E menduam dhe pergjigjen qe ju lindi ne keto momente.Ndoshta s'duan t'ja dijne...eh mire atehere.Derisa sa te provojne te kunderten ne i gezojme faktit qe nje tjeter shqipetar i suksesshem mbreteron ne Hollivud...Walker apo jo.

Ps.Ta pyes dikush Eliza Dushkun nese mundet se ajo e njeh Paul e te na e konfirmoje. Amon se jemi fansa te medhenj te "The Fast and the Furious" te mburremi pak :)

1 comment:

  1. aaahhh qe kur e kam pare per here te pare ne tv e dija qe ishte shqipo vetem nga syte dhe vetullat por nuk kam thene gje nejse shpresoj te keni me shume info me vone :)

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.