Big Basta fejohet per te treten here


Kush ka nevoje per gjendje civile mo tu befsha,ja merr ne telefon ndonje redaksi gazete te te tregojne kur ke lindur ke ke martuar e ke do martosh nese nuk e di.Duke qene se shtypi i fundjaves mori per kot dhe e beri Vesen te fejuar dy here, ne vendosem qe te fejonim Big Basten qe te pakten te balanconim situaten astronomike dhe ti hidhnim hudher syrit te keq. Se nga i gjejne keto lajme keta e dine, e nuk eshte se po i kushton njeri vemendje,por kur behet fjale per persona te cilet i njohim...krijohet nje mesele qe hajde ti gjesh fillin.Ne kujtuam se Vesa po organizonte nje ceremoni te dyte fejese, por jooooo beheshka fjale per fejese te meparshme.Ndaj dhe ne vendosem ta pyesnim Vesen per cfare behej fjale,por kengetares nuk i kujtohej  te ish fejuar dhe me pare,biles na tha "Duhet me i marr ti pyes mos kam qene dhe e martuar e nuk e mbaj mend,se kushedi c'publikojne javen tjeter!"  Shiko...nuk eshte puna se Vesa ngeli pa gjume per nje lajm te tille, por si gazetari dhe ajo se bashku me artistet e tjera,e kane nje shoqeri e familje te cilat nuk jetojne ne Hollivud e s'kane komshie Rijonen e Madonen,por jetojne ne Shqipe midis shqiptareve e lajme te tilla dizinformuese krijojne shqetesime tek njerzit te cilet i kane afer e shqetesohen per ta. Dmth qe te jemi me te kuptueshem, i bie si te fillojme ne te shkruajme per ato/ata gazetaret qe marrin leke per te publikuar lajme apo kerrcenojne personazhe te ndryshme qe nese nuk i japin intervista do t'ju publikojne lajme Made in China. Kuptoni? E kshu.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.