Ora News ironizon parrullen e Shqiperis...

Interneti eshte shume i madh, e te rrish te merresh me cdo gje qe postohet ne te duhet te kesh nerva te jashtezakonshme, por qe te publikosh dicka idiote si lajm kombetar? Dicka nuk shkon me ty! CNN ne seksionin e udhetimeve publikoi nje shkrim ne te cilin behej humor me parrullat turistike te disa vendeve europiane, perfshire ketu dhe Shqiperine. Nese i hedh nje sy shkrimit, duket qarte qe gazetari jo vetem qe nuk ka njohuri rreth vendeve per te cilat shkruan, por mbi te gjitha nuk kupton se cfare prezantojne keto parrulla.Ne fakt ai eshte treguar mese i rezervuar me Shqiperine e cila prezantohet si dashuria e re mesdhetare, duke thene se parrulla duhej te ishte Shqiperia - Ju nuk e dini se ku biem! Mund te kish qene edhe - Shqiperia, merrni transformatorin me vete apo Shqiperia - plazh i bukur me plera shume! Po ky duket qe eshte idiot! Nuk dine njerzit ku bie Shqiperia! Jallaaaa t'gjithe e kane pare Taken njishin ene dyshin! Tan Evropjani e di ku bi Tropoxha e jo ma ku bi Shqipria. Hajt mer! Bon shkrim ky inglezi, thuj turizmi ne Ingli qejf i modh.Bi shi tani, bi shi pastaj. Bingo! Atraksioni me i madh shtatzania e princeshes ene ajo rrotullamja n'mes. Kur e kena pas ne rrotullamen ne qender, Inglezi nuk dinte c'ishte rrotullamja. Pak se na kopjun idene po, na shesin ene mend. E kush Inglezi! Gjysmen e Inglise e ka ble arabi, gjysmen rusi, e ca ka ngel e hongri indiani.

U merziten keta te OraNews aq shume sa ben kete kroniken e meposhtme dhe tjeter fjali perkthyen tjeter fjali nxjerrin ne ekran. O te keqen une juve patriota ju kemi! Po ca kishte thene per Greqine pse nuk e thate? Pse nuk e thate qe parrula e Greqise duhet te jete, hajdeni se kemi nevoje per leket tuaja! Hahahahhahaha! Apo per Austrine, qe ta bejne reklamen me Arnoldin hahahhahaha. Ok me seriozisht tani. Une nuk e kuptoj perse lajmet shqiptare jane kaq negative e insitojne te sjellin vetem lajme idiote e te tmerrshme tek publiku, ne vend qe te sjellin lajme optimiste. Po kujt i interson cfare thote nje idiot, shkrimi i te cilit u bllokua ne faqen e CNN tre dite me vone pas ankesave te shumta? Perse ne duhet te merremi jo me grekun, jo me serbin, e me cdo njeri qe na shan? Perse ne nuk merremi dot me veten tone, e te perpiqemi te behemi me mire? Doni nje ide kronike? Xhironi ata qe hedhin plehrat nga dritare e nxirrjani surratin ne televizor ti shikojne te gjithe! Xhironi ato arketaret qe kerkojne 5000 lekshin nga pensionistet ne televizor ti shohin te gjithe e keshtu me rradhe. Nxirrjani te paftyreve fytyren ne publik derisa te ndergjegjsohen, e te fillojme nga rruget e pastra, nga kultura qytetare e keshtu me rradhe. Nuk eshte problemi tek greku e serbi e anglezi jo! Problemi eshte tek ne! Kur te jemi ne rregull me veten tone, s'do kemi nevoje te mbrojme veten se te mbron imazhi vete. Ene kshu!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.