Dafina Zeqiri - Time Out


Dafina Zeqiri ka publikuar sot kengen "Time Out" e cila duket se eshte nje pergjigjie e njerezve ne biznesin muzikor te cilet i jane kundervene apo e bezdisin kengetaren. Faktikisht mua me pelqen kenga e teksti gjithashtu, por  mendoj se nuk ishte e nevojshme nje kunderpergjigjie, sepse e ben Dafinen te duket sikur ndihet fajtore e ajo s'ka perse te ndihet e tille. Bisedat e saja telefonike te cilat u publikuan pak me pare ndoshta jane disi negative, por njerzit duhen te kene parasysh qe ndoshta ajo mund te jete provokuar, sepse biseda nuk eshte e plote. Ku dihet cfare ka thene bashkebiseduesi? Te hequra nga konteksti dhe te edituara bashke pastaj marrin nje kuptim tjeter. Ne fund te fundit ajo pati fatin e keq me ju publiku bisedat, por me ja be kete pune te tjereve te Estrades, besomeni do shikoni e degjoni dhe me keq. Njerez qe deri dje jane share e sot dalin xhiro, pijne, puthen e punojne bashke. Artistet ndonjehere harrojne se jane ketu per te bere muzike e jo per te zbuluar prapaskenat.Beni muzike sa me te mire, kjo eshte e rendesishme, ndaj quhen PRAPAskena, per te mbetur atje...mbrapa. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.