Header Ads

Kënga Magjike 2024 fillon përgatitjet.




Në datat 10-11 qershor, festivali Kënga Magjike fillon zyrtarisht fazën pranuese të edicionit të ri. Në këto data, të gjithë artistët duhet të dërgojnë krijimet e tyre për të qënë pjesë e konkuruesve në këtë festival. Proçesi i përzgjedhjes vazhdon të jetë i njëjtë me atë të viteve të mëparëshme. Demot e përzgjedhura, do të prezantohen përpara jurisë dhe publikut nga data 13 shtator deri në 1 dhjetor në programin “E diela shqiptare”, ndërsa finalja e festivalit do të mbahet më 8 dhjetor. Përsa i përket kategorisë të këngëtarëvë të huaj, duket se nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni, pasi në rregulloren e festivalit përmenden vetëm kategoria BIG dhe NEW ARTISTS. Gjithashtu në rregullore thuhet se do të “Lejohen në garë vetëm artistët interpretues shqipfolës me nënshtetësi ose origjinë shqiptare ose që kanë jetuar minimalisht 5 vite në Shqipëri dhe flasin gjuhën shqipe. Këngëtarët e huaj, mund të marrin pjesë vetëm në duet me artistët shqiptarë dhe pjesën e tyre mund ta këndojnë në gjuhën e tyre.” Festivali Kënga Magjike është mbajtur për herë të parë në vitin 1999. Edicioni më i fundit u mbajt në vitin 2022 ku fituese u shpall Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”. 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.