Header Ads

Krijimi i Valdrin Sahitit ndër më të mirët në amfAR




Në datën 23 maj si përçdo vit, u mbajt në Francë amfAR Gala Cannes ku morën pjesë personazhe të njohur të botës së artit dhe biznesit nga e gjithë bota. Galaja këtë vit e drejtuar nga aktorja Demi Moore shërben si një mbrëmje bamirësie ku mblidhen të ardhura për në mbështetje të kërkimeve mjeksore për kurën kundër AIDS. Të ftuarit pasi parakaluan në tapetin e kuq u argëtuan nën ritmet e performancave të Cher, Nick Jonas e Jess Glynne. 

Tapeti i kuq i kësaj galaje, gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut dhe medias. Këtë vit një prej krijimeve më të vlersuara ishte ai i stilistit Valdrin Sahiti për modelen Karolina Kurkova, fustan i cili u veçua në të gjitha listat e revistave të modës dhe zyrave të shtypit. Krijimet e Sahitit, gjithashtu janë shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, të veshura nga Alessandra De Tomaso dhe Diipa Büller-Khosla

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.