Kush është shqiptarja që shoqëroi Future në BoF?
Dje në Paris u mbajt BoF Gala, një event ku mblidhen personazhet më të njohur dhe më me influencë në botën e modës. Të ftuar nga 35 vende të botës morën pjesë në edicionin e këtij viti, përfshirë dhe emra të njohur botëror si Victoria Beckham, Zac Posen, Greta Lee, Kylie Jenner, Damiano David, Lucky Blue Smith, Colman Domingo etj. I ftuar ishte dhe rreperi I njohur Future i cili shoqërohej në këtë event nga Donna Dafi. Donna u bë e njohur për publikun shqiptar me këngën “Bottles Up”, një bashkëpunim me vëllain e saj Rinor, duke vazhduar karrierën në tregun gjerman dhe shqiptar me këngë si “Kriminell”, “Yas Bitch”, “Telegram”, “Çka po don”, “A je a s’je”, “ Who Bist Du”, “SloMo”etj. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka bërë të ditur para pak kohësh që po përgatit një projekt të rëndësishëm që do të publikohet në 2025 e mesaduket një bashkëpunim me Future mund të jetë pjesë e këtij projekti. Suksese!
Post a Comment