Dardan debuton në Top 100 Eurochart





Rreperi shqiptar Dardan ka publikuar javën që shkoi këngën e re “Ich Bring Dir Keine Blumen” e cila përkthehet në shqip… ne gjermanisht nuk dimë po Googleeee translate çik moj - Nuk do të sjell lule - kshu thotë Google. 


Kënga, videon e të cilës mund ta shikoni më poshtë ka patur një sukses të menjëhershëm duke debutuar në vendin e 71 të Hitparejdit Europian (Top100). Ky sukses ka arritur falë shitjeve dhe luajtjeve të shumta në Zvicër (vendi 27), Austri (vendi 36) apo Gjermani ku kënga ka debutuar në vendin e 30. Dardan ka pasur një karrierë konstante dhe të suksesshme në Gjermani, ku shumë prej këngëve të tija janë klasifikuar në Top20 dhe Top40 të hitparejdit gjerman. Pozicionimin më të lart në Top Eurochart e ka pasur me këngën “6AM” e cila është pozicionuar në vendin e 16. Albumi i fundit i Dardanit titullohet “Eurosport”, Një bashkëpunim me rreperin tjeter shqiptar Azet, i cili u publikua në muajin qershor të këtij viti. 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.