Këngëtarët shqiptarë sundojnë YouTube në Zvicër, por pse jo hitparejdin?

                                                                                                                                            Dafina Zeqiri



Dafina Zeqiri me këngën “Flakën vet ja dhe”, kryeson rradhitjen e videokëngëve më të shikuara të javës në YouTube të Zvicrës. Kjo është java e dytë që ajo këngë mban këtë pozicion. Kjo nuk është kënga e vetme e Dafinës që është klasifikuar në vendin e parë të këtij klasifikimi, pasi këngëtarja e ka fituar këtë pozicion me gati çdo hit të sajin. Prezenca dhe sundimi i Top10 të videove më të shikuara në Zvicër prej këngëtarëve shqiptarë është diçka normale dhe e përjavshme. Nga 20 videot më të shikuara të javës, 11 prej tyre janë të artistëve shqiptarë si Dafina, Dhurata, Elvana, 2Ton, Ledri, Xhensila etj. Dukë vëzhguar këto suksese, të bën të mendosh se e njëjta gjë ndodh dhe në klasifikimin kryesor të singlave në Zvicër, por kjo është shumë larg të vërtetës. Të vetmit artistë shqiptar në top 50 të hitparejdit Zvicerian jan Dardan (vendi i 27) dhe Dafina me bashkëpunimin “Ma Bella” me Gibs dhe Accaoui (vendi 50). Kuptohet janë dy klasifikime të ndryshme; një i videove dhe një i shitjeve/luajtjeve, por dallimi është kaq ekstrem saqë nuk rri dot pa ngritur vetullën. Nëse artistët tanë kanë arritur të kenë një prezencë kaq të madhe në tregun zvicerian, qoftë nga shqipfolsit apo jo, përse nuk kanë shitje? E njëjta gjë dhe në iTunes apo Spotify. Asnjë artist shqiptar. Si ka mundësi? Le të themi zvicerianët autoktonë nuk përdorin YouTube dhe shqiptarët atje përbëjnë pjesën më të madhe të ndjeksve në këtë format, por prapë nuk e shpjegon këtë ndryshim kaq ekstrem. Ndoshta artistët tanë kanë nevoj për një kontratë distributimi muzikor më të mirë. Nuk di më duket shumë e pakuptueshme që mos të shfrytëzohet një sukses i tillë. Diçka nuk ka kuptim fare në gjithë këtë temë, ashtu siç nuk ka kuptim një farë menefregizmi i artistëve tanë kundrejt proçeseve të biznesit muzikor. Të kesh 10m klikime në një video dhe mos të jetë kënga në shitje apo e liçensuar për distributim në tërë Europën…s’di. E them këtë, sepse nuk është vetëm klasifikimi zvicerian, por dhe austriak, gjerman, italian, grek, maqedonas, suedez etj, ku shqiptarët janë gjithmon prezent. Përse nuk e shfrytzojnë? Një nga ato misteritë për tu trajtuar nga History Channel lol. Nejse, thjesht një observim që mund ti hyj në punë dikujt, se po fillloi ta mësoj proçesin njëri, e kemi ne këtë, të gjithë e mësojmë. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.