Seriali “Prokurori” - Trailer
“Prokurori” (The Prosecutor) është një serial televiziv me regji të Fatmir Dogës, premiera e të cilit mbahet më datën 10 tetor në Tiranë. Seriali tregon për Mentor Lika (luajtur nga Klodian Hoxha), një prokuror në Shqipëri i cili lufton kundra interesave personale të politikanëve të korruptuar dhe mafiozve, për të vendosur drejtsin në vend. Kjo vë në rrezik jo vetëm jetën e prokurorit, por dhe familjes së tij, duke krijuar një sfidë midis idealizmit dhe realitetit, që bën Mentorin të përballet me humbje personale dhe të kërkoj hakmarrjen tek shkaktuesit e saj.
Seriali përbëhet prej 12 serive plot aksion dhe dramë, ndër të paktat prodhime të këtij lloji në vend. Një fakt interesant nga ky serial është dhe pjesmarrja e aktorit hollivudian Danny Glover ( Lethal Weapon, Jumanji: The Next Level, Black-ish) në rolin e ambasadorit amerikan.
Gjithashtu flitet se ky serial do të bëhet i mundur për tu ndjekur dhe në Netflix.
Regjia:Fatmir Doga
Skenari: Fatmir Doga
Në role: Klodian Hoxha, Adriana Tolka, Gert Ferra, Romir Zalla, Marin Hoxha, Sara Smaja, Cassandra Gava, Samuel Vargu etj.

Post a Comment