Evolucioni i Anna Gjebreas
Në Shqipëri, kur mësojnë një fjalë, nuk e lëshojnë për nja tre vjet dhe e përdorin si t’u vijë. Me daljen e Anna Gjebreas si prezantuese në “Kënga Magjike”, filluan edhe “kritikat” për nepotizëm. Nuk është nepotizëm nëse punon për biznesin tënd, o shqipe. Është festivali i babait të saj.
Mbi të gjitha, nuk besoj se ka ndonjë tjetër që e njeh më mirë këtë festival se ajo, duke qenë prezente në skenë, në prapaskenë dhe në shtëpi (më së shumti). Për ata që kanë harruar, ajo është rritur në skenën e këtij festivali dhe e meriton më shumë se kushdo tjetër.
Në vend që ta përgëzojnë që doli një prezantuese e re dhe e talentuar, pas 20 vitesh duke parë të njëjtit persona, kapen me gjëra që as nuk ju përkasin dhe as nuk keni kompetenca. 300 ditë me diell në Shqipëri, e njerëzit prapë vrer, lol.

Post a Comment