Kur PJ Harvey i këndoi Kosovës
Në 2015, teksa përgatitej për realizimin
e albumit të ri “The Hope Six Demolition Project”, PJ Harvey vizitoi
Kosovën, nga ku mori dhe një pjesë të frymëzimit për këngët e këtij albumi. I
nominuar për Best Alternative Music Album në edicionin e 59-të të Grammy
dhe një prej albumeve më të mira të 2016-ës, ky album përmban edhe këngën “The
Wheel”, e cila i dedikohet dhe është xhiruar në Kosovë. PJ Harvey është një
artiste angleze e cila konsiderohet si një prej artisteve alternative më të
mira në botë të 30 viteve të fundit. “Down By The Water”, “Good
Fortune”, “Man Size”, “Send His Love To Me” janë disa prej
hiteve më të njohura të këngëtares.

Post a Comment