Muzika popullore numër një
Pavarësisht se muzika moderne merr vëmendjen më të madhe mediatike, është muzika popullore ajo që vazhdon të sundojë tregun muzikor shqiptar. Pa promovime, me “fjalën e gojës” dhe preferencat e momentit, muzika popullore / e ripërpunuar dhe pop-folk vazhdon të kryesojë tregun. Jo vetëm janë artistët më aktiv, por edhe këngët e tyre janë virale në të gjitha platformat sociale. As me numra nuk janë pas.
“Lumi unë” nga Irkenc Hyka ishte vjet videokënga më e shikuar në Shqipëri. Sot është shikuar 72M herë. Bashkëpunimi i tij i fundit me Fatmira Brecanin ka 15M shikime. Fatmira vetë ka më shumë se dhjetë video që kalojnë 10M klikime, e më e larta radhit 40M. Pastaj emra të tjerë si Fidan & Rita, Shpresa Gojani, Yllka Kuqi & Ylli Demaj, Eli Malaj & Rati, Ervis Behari & Deivis Myslymi, Mariglen Hazizaj & Xhoi etj., emra të cilët ndoshta nuk i shihni shpesh në media, por që kanë mbi 30M shikime e sipër në YouTube.
Tregu i muzikës popullore është gjithashtu më fitimprurës, por edhe më profesional. Gjithmonë live, me orkestër dhe me shfaqje javore, artistët popullorë paguhen mesatarisht më shumë se artistët e muzikës moderne. Mbi të gjitha, askund nuk vihet në dyshim nëse “dinë apo jo të këndojnë”. Mikrofoni është gjithmonë i ndezur!!!

Post a Comment