Haven Bell sjell "Blue Hour"
Haven Bell është një artist shqiptar me
banim në Amerikë, ku ushtron aktivitetin e tij muzikor dhe ka debutuar në treg
me EP-në “Blue Hour”. Para shpërnguljes në Amerikë, Haven Bell ka qenë i
aktivizuar edhe në tregun shqiptar me bandën e tij, si dhe ka marrë pjesë në
programe muzikore të njohura si “The Voice Kids Albania”.
EP-ja “Blue Hour” është një projekt i
mirë synth-pop me frymëzim nga vitet ’80, i përbërë prej katër këngësh, ku do
të veçonim “Drive! Drive! Drive!”. Me këtë album, Haven Bell duket në një
fillim të mbarë dhe ka shumë mundësi ta shihni këtë vit live në Sunny Hill
Festival.

Post a Comment