Ku ta blesh xhaketën e Drake?
Pas videos “Polar Opposites” duket se
xhaketa me shqiponjën shqiptare që Drake vesh në video, është bërë goxha
popullore. E ideuar nga producenti i Drake, Gentuar Memishi, xhaketa tashmë
është në shitje në shumë dyqane online me çmime që variojnë nga $120–$150. Një
kërkim i shpejtë në Amazon dhe, me prime delivery, e ke te dera në mëngjes — në
drekë te kafja me xhaketë.
Kjo nuk është hera e parë që simbolet
shqiptare përdoren nga firmat e huaja. Hollister, RL dhe rasti më i famshëm, ai
i firmës braziliane Cavalera, njihen për prodhimet e tyre me simbolet
shqiptare.

Post a Comment