Bebe Rexha duet me Madonna?
Bebe Rexha, gjatë një interviste për Entertainment Tonight, ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar në një duet apo për
të kompozuar një këngë për Madonna-n. Një bashkëpunim i tillë nuk duket dhe aq
i largët. Bebe ka qenë e ftuar në festën e Madonna-s për lançimin e
"Confessions II", ku flitet se ishin të ftuar bashkëpunëtorët e
projektit të ri të Madonna-s dhe personazhe të cilët do të shfaqen në një prej
videokëngëve të reja të këngëtares. Duke qenë se projekti më i fundit i
Madonna-s është dance, një duet i tillë do të ishte më se i frytshëm.
Post a Comment