Njihuni me Victor Dobro

 


Victor Dobro është një aktor me origjinë shqiptare, i cili në vetëm pak vite ka arritur të interpretojë në disa prej serialeve më të njohura në Amerikë. Ai njihet më së miri për rolin e tij si detektivi John Clewell në miniserialin e HBO-së "We Own This City" dhe si oficeri Pete Moore në serialin dramatik "Landman" të Paramount+. Së fundmi, Dobron mund ta ndiqni në "The Punisher: One Last Kill", ndërsa së shpejti ai do të shfaqet edhe në dy prodhime të reja: filmin “Austin” dhe serialin televiziv “The Clowns”.

Powered by Blogger.