Bebe Rexha rikthehet në majën e Billboard




Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se është një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në skenën ndërkombëtare. Këtë javë, këngëtarja renditet në vendin e parë në Billboard Dance Airplay me “Sad Girls”, bashkëpunimi i saj me David Guetta, duke rikthyer edhe një herë emrin e saj në krye të një prej klasifikimeve më të rëndësishme të muzikës amerikane.

Ky është një tjetër kapitull në një karrierë të mbushur me rekorde. “Meant to Be” me Florida Georgia Line qëndroi për 50 javë në vendin e parë të Billboard Hot Country Songs, një rekord historik, ndërsa “I’m Good (Blue)” me David Guetta u shndërrua në një superhit global, duke kryesuar listat në 22 vende dhe duke arritur vendin e katërt në Billboard Hot 100.

Me “Sad Girls”, Bebe Rexha tregon edhe një herë se suksesi i saj nuk është thjesht një moment, por një vazhdimësi që e mban prej vitesh në majat e muzikës botërore.

Gjithashtu Bebe sapo është nominuar në kategorinë Best Dance për këngën New Religion në MTV Video Music Awards. 


ALBANYAC.COM

Powered by Blogger.