Instalacioni më jetëgjatë në Galerinë Kombëtare



Rikonstruksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve mund të jetë, me pak ironi, instalacioni më jetëgjatë i ekspozuar ndonjëherë në këtë institucion.

Punimet nisën në fund të vitit 2021 dhe, gati pesë vite më vonë, galeria ende nuk është rikthyer te publiku. Në shkurt 2025 u njoftua se punimet kishin arritur rreth 40% dhe se hapja pritej në fillim të vitit 2026. Sot jemi në gusht dhe ajo datë ka kaluar.

Megjithatë, ka një detaj që mund të na bëjë optimistë. Në faqen e Galerisë Kombëtare janë publikuar së fundmi njoftime për vende të reja pune, çka mund të jetë një sinjal se institucioni po përgatitet për rikthimin e aktivitetit dhe se dita e hapjes mund të mos jetë më larg.

Pas gati pesë vitesh skela, punime dhe pritje, ndoshta edhe ky “instalacion” po i afrohet fundit.

Dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, këtë vit instalacioni më jetëgjatë në Galerinë Kombëtare mund t’ua lërë më në fund hapësirën veprave të vërteta të artit.


ALBANYAC.COM

Powered by Blogger.