Header Ads

Aurela triumfon në Hollandë


Në datën nëntë prill në Amsterdam të Hollandës u mbajt për të tretin vit rradhazi një prej koncerteve më promovues të konkurentëve në "Festivalin Europian të Këngës", i cili njihet si "Eurovision in Concert". Po ashtu për të tretin vit rradhazi, Shqipëria do të merrte pjesë me përfaqsuesen e saj dhe si gjithmonë është pritur me mjaft sukses. Ishte pikërisht ky koncert që bëri Juliana Pashën të fitonte më tepër besim në vetvete, si dhe të drejtonte vëmendjen e medias europiane drejt saj duke e ndihmuar që të kalonte në klasifikimin final, e Zoti e dhashtë, e njëjta gjë shpresohet të ndodh dhe me Aurela Gaçen. Që në momentet e para të takimit me shtypin, grupi përfaqsues shqiptar i përbërë nga Aurela Gaçe,Shpëtim Sahraçi dhe Dhurata Bejzade ka qënë në qëndër të vëmendjes duke dhënë intervista për shtypin dhe televizionet hollandeze e të huaja. Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit dukej qartë se RTVSH ishte përgatitur shpirtërisht dhe materialisht për tu prezantuar dhe për të prezantuar këngën e këngëtaren, sa më mirë përpara publikut të huaj. Materiali promovues ishte perfekt dhe i cilësisë bashkohore. Me një anglishte të shkathët dhe gjithmonë e qeshur Aurela është shfaqur shkëlqyeshëm nga intervista në intervistë duke marrë opinionet dhe vlersimet më të mira nga gazetarët dhe kritikët. Midis të tjerash Aurela ka zbuluar se në numrin natën finale të Eurovision ajo do të shoqërohet në skenë nga tre vokaliste,një kitarist dhe një baterist, teksa ka shtuar me humor se Aurela e vetme në skenë mjafton. E pyetur nga një gazetar sesi do ndihet kur të këndoj përpara miliona teleshikuesve ajo u përgjigj
"E di...publiku është publik,gjithmonë, qoftë kur ke vetëm 100 njerëz përpara teje, qoftë kur ke miliona.Nëse je e sinqertë me ta, publiku do të kuptojë,nëse vërtet do t'ja rikthesh atë që ke në zemër, ata do ta ndjejnë.



Të gjithë artistët, pasi janë njohur me njëri-tjetrin, kanë udhëtuar dhe vizituar qytetin dhe pikat turistike ku janë njohur me historinë dhe ushqimin tradicional vendas, teksa kanë vazhduar intervistat dhe kanë dhënë autografe e fotografi për fansat.
Në mbrëmje, artstët përfaqsues të 21 shteteve pjesmarrëse në Eurovision, janë ngjitur në skenë për të kënduar këngët e tyre, përpara një publiku të mrekullueshëm dhe të madh në numër. Aurela u paraqit e pesta në rradhë dhe u prezantua nga drejtuesit e programit si një këngëtare pasionante, fjalë të cilat ajo i vërtetoi në sekondat e para të ngjitjes në skenë ku ndezi atmosferën, duke qënë një ndër të paktët artistë që kënduan live në këtë koncert dhe e vetmja që këndoi dy këngë. E veshur me një fustan të bardhë, me një stilim flokëzh dhe makiazh të përkryer,përveçse interpretimit të "Feel The Passion", këngëtarja shqiptare kishte rezervuar dhe një surprizë për publikun hollandez. Ajo do të këndonte dhe "Ding-A-Dong", këngën me të cilën Hollanda fitoi "Eurovision" në vitin1975, duke krijuar një atmosferë shumë të këndshme si në skenë ashtu edhe në sallë.
Pas performancës, prezantuesi i njohur hollandez Cornal Maes e vlersoi Aurelën si një këngëtare të shkëlqyer me një performancë shumë energjike. Të njëjtin vlersim ajo do të merrte edhe nga shtypi, i cili e përshkroi si moderrne,fashionista,me një zë të thellë dhe të veçantë.
Kënga gjithashtu u vlersua pozitivisht nga kritikët dhe gazetarët, duke dhënë shpresa se do të ketë të njëjtin sukses dhe në Dusselorf të Gjermanisë (ku zhvillohet Eurovision) në muajin maj.



Informuan: Gafurr Sahiti/Elbino




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.