Header Ads

Liberta Spahiu: Drejtoresha e ardhëshme e Klan Kosova


Kur Blero dëshiroi që ti trgonte publikut shqiptar rreth dasmës së tij,ai e bëri këtë duke ftuar në ceremonine martesore kamerat e "Prive",po ashtu dhe Dafina Zeqiri, kur deshi të fliste për operacionet e saja plastike, sërisht ftoi kamerat e "Prive" (kuptimi: private,jashtë syrit të publikut,personale). Ndërkohë që programet me informacione rreth personazheve të njohur publik kanë mbirë nga kanali në kanal si kërpudhat pas shiut,dikush nuk mund të rri pa pyetur veten, se cili është ndryshimi i "Prive" nga programet e tjerë dhe si ja arrijnë ti bëjnë për vete vipat që të rrëfehen. Përveçse një stafi fantastik, një meritë të madhe për këtë sukses e ka drejtuesja e tij Liberta Spahiu, e cila gjithmonë e veshur shik,me nje fytyrë serioze dhe nëj intonacion që të tërheq vëmendjen, përcjell çdo javë nëpërmjet "Klan Kosova" kuriozitetet dhe informacionet më të reja rreth vipave shqiptarë. Ne u takuam me të javën që shkoi dhe ja se çfarë biseduam.



Liberta përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?

- Në vendin e punës, bëj punën time të përditshme. Gazetare në "Klan Kosova". Më mjafton që të jem e përmbushur për momentin.


"Prive" është një ndër programet më të ndjekur në televizionet e Kosovës, çfarë të reja do kemi kësaj jave?

- Nuk e di a është më e ndjekura por nga reagimet që vijnë e di që po plotëson një koncept programor të munguar. Ndihem mirë nëse është kshtu siç thoni Ju. Që "Prive" është shumë e shikuar.Këtë javë do flasim për ardhjen e Busta Rhymes në Kosovë,koncertin e grupit Marigona, pjesmarrjen e Vesa Lumës në "Dancing ëith The Stars Albania" dhe qëndrimin e saj në Tiranë etj.

Kanë deklaruar se Shakira do vij në gusht për të dhënë një koncert humanitar, a është e vërtetë?

Po. Shakira do mbaj një koncert humanitar në parkun e Germisë (Prishtinë) gjatë verës. E Prive natyrisht se do sjell atë çfarë tjerët nuk do mundin dot :)

Po në lidhje me Eurovision...përse kaq e vonuar pjesmarrja e Kosovës?

- Kjo punë është politike. RTK-ja dhe Kosova nuk pranohen si anëtare të barabarta në EBU, që nenkupton edhe pjesmarrjen e Kosovës në Eurosong.

Në "Prive" ju kryeni vetëm rolin e prezantueses apo njëkohësisht dhe të gazetares ?

-Priveja ka nje staf prej pesë personash, producent: Alaudin Hamiti, gazetare: Saranda Fejzullahu, Irma Xhema, Kaltrina Haziri dhe unë, i cili gjithnjë është gati të bashkëpunoj dhe të solidarizohet me njëri-tjetrin vetëm e vetëm të sjell atë që publiku tashmë e pret nga ky emision. E në raste të veçanta luaj rolin e gazetares gjithashtu.

Jeni një ndër prezantueset me stilin më të mirë të veshjes (për të mos thënë më e mira). Cilat janë preferencat tuaja në stil dhe kush ju ndihmon për tu përgatitur?

- Eshtë një dëshirë e imja që të përkushtohem. Nuk ka të bëj me stilin. Eshtë përmbajtje stili. Eshtë mënyrë e lirshme e veshjes që përkushtohet me dëshirë dhe me sensin e kombinimit. Kaq ka veshja dhe stili.

Cili mendoni se është personazhi më popullor për momentin në Shqipe, bazuar në kërkesat për informacion të teleshikuesit tuaj?

- Varësisht se çka preferon shikuesi,sSecili ka vlerat e veta për pjesën e shikuesve të tij... mendoi se unë jam pjesë e atyre që më adhurojnë. Prandaj punoj, vishem dhe dukem për ta. Eshtë përcaktim ky...

Shumë shpesh në "Prive" shquheni për vlersimet dhe kritikat direkte. Si i presin artistët tanë vlersimet negative? A ju kanë krijuar probleme apo pas një komenti negativ a ju kanë refuzuar intervistat etj?

Si koncept më i drejtperdrejt disa e kanë mirëprit e disa jo. Shumë shpesh kërcenimet drejtohen tek ne, por edhe këto janë kaluese. Refuzime direkte nuk ka pasur veçse disa nga fytyrat tona kane agjendë shumë të ngjeshur saqë për një intervistë që nuk ka të bëjë me promovimin e klipeve të tyre, gjenden jashtë vendit.


Jeni bërë e njohur fillimisht si modele, por tashmë keni fituar sukses dhe në prezantim. Si ndodhi ky kalim nga një fushë në tjetrën dhe cilës karrierë do vazhdoni ti përkushtoheni më tepër?

- Eshtë me moshën dhe me kuptimin e jetës. Vjen një moment që e kupton se trupi dhe mendja ndahen për t'i dh\ëne një kuptim jetës. Jam në funskion të dijes dhe trurit këto vite...


Ju shikoj në foto me një vajzë të vogël, a është e juaja?

Vajza e vogël është Roma, vajza e vëllaut tim, sepse unë mami ende nuk e kam ndërmend të bëhem.Ajo kur e sheh hallën e vet në televizor - çmendet fare.

Keni menduar të drejtoni një program në në filialin e Klanit në Shqipëri?

- Ide e mirë kjo. Pse jo.

Me një portofol modelimi si i juaji, ju shumë mirë mund të kishit arritur sukses në botën e modës në Europë,përse vendosët të qëndronit në Kosovë?


-Suksesi kupton mënyrën e të jetuarit. Edhe ky sukses imi ma jep shijen e jetës. Pra jeta është ku ndihesh mirë. Mund të jesh diku tjetër në botë por të lë shije të keqe jeta...

Modele prezantuese,menaxhuese e një biznesi...Si dhe ku e shihni veten në të ardhmen?

Drejtoreshë e Përgjithshme e Televizionit, hhahahahaha.



Përgatiti/intervistoi: Elbino

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.