Header Ads

Gerta dhe Klejti Mahmutaj sukses dhe në Ballkan


Kandidimi i tyre në "Balkan Awards" na surprizoi disi, duke qënë se kënga nuk kishte as videoklip, por Gerta dhe Klejti, duket se e kanë arritur kandidaturën me të drejtë gjykuar nga suksesi në Ballkan i këngës së tyre "Një ditar një dashuri". Stacioni televiziv Balkanika TV i cili transmeton muzikë nga mbarë Ballkani, në klasifikimin e dhjetë këngëve më të kërkuara nga teleshikuesit e këtij stacioni për javën që shkoi (hitparejdin), ka rënditur në vendin e dhjetë me 1102 vota duetin e dy shqiptarëve. Në vend të parë renditej Dino Merlin me këngën "Love In Rewind" e cila ishte votuar 1329 herë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.