Header Ads

Busta Rhymes, mbërrin në Kosovë - Videoja


Busta Rhymes, mbërrin në Kosovë. Koncerti i planifikuar për dje, nuk ka ndodhur për shkak të një problemi me avionin,çka ka bërë që shumë prej biletablerësve të shqetësohen se mos po ndodh e njëjta gjë si dhe me koncertin e Eros Ramazzotit, por sot mbërritja e Busta në Prishtinë ka konfirmuar të kundërtën. Busta ka zbritur nga avioni, pa i folur askujt por duke biseduar me dikë në telefon ku ka përmendur emrin e Big Rick duke kërkuar të binte në kontakt me të.Më poshtë do keni mundësinë të ndiqni një tjetër video xhiruar teksa rreperi i njohur largohej nga aeroporti për në hotel ku ka premtuar një natë super. Si gjithmonë do dali dhe ndonjë i zgjuar që të bëj pyetje pa vend (drejtuesi i emisionit të mëngjesit në RTV21 më duket) , duke e pyetur rreperin se "Interpretimet në vendet e pasluftës gjithmonë paragjykohen (eh?), çfarë dini ju për publikun e Kosovës?" HAHAHHAHAHAHHA! Seriozisht e kishte ky? Me një shikim të irrituar, Busta i ka thënë "Nuk e di! Kjo është hera ime e parë këtu", po gazetari vazhdoi "Për sa kohë do interpretoni?" të cilës Busta i përgjigjet "Nuk e di. Do ju duhet ta shikoni në koncert!" hahhahahaha! Po pse pushonte ai? "Çfarë ore do filloni të këndoni sot?" Hahahahahaha! Në shtatë pa pesë! Po te reklama e ke o vëlla se kur e sesa do këndoj në koncert nga cila deri në cilën orë. Ai është paguar të këndoj e ka ardh, s'ka ardh as për propagandë e as për bamirësi. I ngatërrojnë gjërat kot. Për një moment thashë, boooo ju kthye e goditi hahahahhaa.




Videoja: Lum Kelmendi

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.