Header Ads

Një shqiptare në programin "Gratë e mafjozëve" - Video


SKanali televiziv muzikor "VH1" ka filluar transmetimet e një programi të ri të tipit Vërtet Tv i cili titullohet "Mob wives" (Gratë e mafjozëve). Në këtë program tregohet jeta e katër grave, bashkshorte dhe vajza, të disa prej mafjozëve më të njohur në Amerikë, njëra prej të cilave është dhe një shqiptare. Ajo quhet Drita D'avanzo, gruaja e Lee D'avanzo, drejtuesi i skuadrës "zbatuese" të familjeve të krimit Bonanno dhe Colombo. Momentalisht ai gjendet në burg për vjedhje banke duke lënë Dritën të rrisi e vetme dy vajzat e saja Aleeya dhe Gizelle. Me flokët e gjata bjonde,makiazhin perfekt (e ka në profesion) e bukur dhe seksi, Drita prezantohet si një femër që bën gjithçka për ty, por po i shkele në "këmbë" (100% shqiptare pra!!!) nuk të lë pa e paguar një qind fish. Në prezantimin e saj të parë ajo shfaqet cool, flet sinqerisht për problemet që ka familja e saj dhe tregon sesi po mundohet ti kapërcej ato. Në tre fjalë ajo e përshkruan veten si miqësore, besnike dhe padyshim të "çmendur"! Ne po i marrim këto tre fjalë si një parashikim se ç'do të presim në seritë e ardhëshme, të cilat ende pa filluar të transmetohen, vetëm nga reklamat, kanë krijuar zhurmë në shtyp. Mbi të gjitha, Drita duket se ka një sens humori të hollë. E pyetur nëse është e ndjeshme si femër ajo përgjigjet: "Nuk jam shumë e ndjeshme...jo nuk duhet të them që s'jam e ndjeshme, sepse kur ndokush më lëndon ndaj i gjuaj me grusht në fytyrë...kjo është ndjeshmëri!"



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.