Header Ads

Kroacia kërkon një yll - Mark Marku


Teksa "Ethet e të premtes..." duket se nuk do ti rikthehen më ekranit shqiptar, talentet vendase kanë vendosur ti kapërcejnë kufijtë dhe të provojnë veten diku tjetër. Këtë herë...në Kroaci. Një djalosh shqiptar nëntëmbëdhjetë vjeçar me emrin Mark Marku, ka marrë pjesë dhe është kualifikuar për në raundet finale të programit "Kroacia kërkon një yll" ku qëllimi është të zbulohen talentet e reja muzikore. Juria është impresionuar me interpretimin e tij, që shoqërohej me kitarë (ai gjithashtu luan dhe në violinë) dhe e ka vlersuar maksimalisht duke i hapur dyert për një karrierë të mundshme në vendin fqinj. Të njëjtin mendim me jurinë duket se ka pasur dhe publiku, çka ka bërë që programi "Eskluziv" në kanalin RTL ti kushtonte dhe një kronikë të veçantë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.