Header Ads

Nuk dinë të këndojnë as me superpozim


Nga viti në vit fjala për të shprehuar interpretimin me regjistrim të një këngëtareje/i në skenë ka ndryshuar gërmat dhe burimin, sipas drejtuesit televiziv apo këngëtarit "profesionist" që ftohet për tu ankuar në emisionet e paradites. Dikur quhej me superpozim,pastaj live apo jo live, e tani playback. E vërteta është, se nuk ka NJë këngëtar të skenës shqiptare, i/e cili/cila nuk ka pasur rastin të këndoj me superpozim e sërisht të gjithë ankohen, sepse nuk ju jepet mundësia të këndojnë LIVE, që të tregojnë sesa këngëtarë të mirë janë. Shumë prej tyre po justifikojnë dhe pjesmarrjen në TopFest me mundësinë e interpretimit të drejtpërdrejtë me orkestër etj etj. Po si dhe shumë ankesa të tjera dhe kjo e playback është mëse qesharake, të paktën për ata që kanë pasur mundësinë të ndjekin nga afër koncertet e këngëtarëve tanë. Shumë prej tyre nuk dinë të këndojnë me playback, si do të këndojnë ata live? Para disa ditësh, në një program televiziv ishte e ftuar një këngëtare e cila i ra skenës rreth e qark (saqë na mori mendjen) dhe jo vetëm që shpesh herë e mbante mikrofonin në anën e kundërt, por dhe këndonte efektet muzikore eee eee eee. Nuk kishte gjë më qesharake! E ajo këngëtare nuk është e vetme. Pothuajse në çdo koncert të rastis një skenë e tillë. Ajo që më çudit më tepër është dhe fakti se, mirë që këndojnë me superpozim, po përse nuk mendojnë ndonjë koreografi të paktën? Kështu kemi mundësi të shijojmë diçka nga performanCCCa e tyre, e jo vërdallosjen pa asnjë lidhje. Imagjinoni të këndojnë live! Pas këngës së dytë frymëmarrja e rënduar gati i mbulon ritmet e këngës. Ne e dimë, që tregu dhe skena muzikore në Shqipe, kanë problemet e tyre, por nëse ju kërkoni që publiku të ju marrë seriozisht dhe të vij në koncerte për të dëgjuar cd tuaj (se zërin nuk po jua dëgjojmë që jo), të paktën ofrojini ndonjë performancë mbresëlënëse. Nëse ja arrini të visheni me fustane 500 euro, patjetër do mundni të përballoni dhe një koreograf e dy valltarë, ose të paktën...mos u ankoni, sepse në vend të pajtohemi me ankesat tuaja, thjesht po na bëni të qeshim. E kjo miqtë e mi të dashur artistë, është arsyeja përse shumica juaj nuk ka arritur në karrirën disa vjeçare të realizoj një turne të mirëfillt,sepse publiku jua fal që nuk këndoni dot live, por që të mos dini të këndoni as me superpozim...ajo nuk shtyhet as me verë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.