Header Ads

Viti është 2011 dhe Alban Skënderaj ka nevoj për ndryshim -Videoja


Alban Skënderaj mund të jetë një prej këngëtarëve më të preferuar në Shqipe, por gjashtë vjet më vonë nga debutimi i tij në TopFest, mendojmë se ka ardhur koha për një ndryshim i cili duket mëse i nevojshëm. E themi këtë, pasi ai sapo ka publikuar videon e re "Për ty" e cila të kujton "Larg dhe afër" dhe prezantohet me po të njëjtin look që e kemi parë...pothuajse kudo?! Jelek,shall, xhinse të ngushta...eh, dhe veshjet e folklorit ndryshojnë nga dekada në dekadë e jo më ditëve të sotme! E meqë jemi tek folklori...Teksti i këngës "Për ty" është aq limonatë dhe i stërrdëgjuar saqë të duket sikur është marrë nga ndonjë këngë "popullore" e Ponit,Lindës,Sinanit,Ariolës,Marsidës etj etj. "Do të vij dhe do të gjej/lule e fshehur në lëndinë/unë aromën ty ta ndjej/je ushqim për shpirtin tim/" Çfarë po ndodh me këngëtarët tanë? Përse nuk bazohen në moshën e tyre kur kompozojnë apo interpretojnë, por sillen sikur janë dyfishi i moshës që kanë. Seriozisht lëndinë? Sa cool që është! Super rrok! Kënga është e bukur, por është kaq Made in Alban Skënderaj, saqë dhe një i shurdhët do ta gjente se kush e këndon. Duket sikur këngëtari po përsërit veten, pa dashur të rrezikoj, por duke u bërë disi monoton, sepse në fund të fundit muzika rrok i ka rezistuar kohërave pikërisht për mënyrën sesi evulon nga viti në vit, ndërkohë që Albani ka mbetur ende në ritmet e 2005.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.