Header Ads

Valentina Markaj në X-Factor të Hollandës - Videoja


Në edicionin e ri të "X-Factor" në Holland, midis pjesmarrësve konkurues, gjendej dhe Valentina Markaj, një shqiptare nga Kosova e cila momentalisht banon në Hollandë. Ajo u prezantua përpara jurisë duke kënduar "I Have Nothing" të Whitney Huston, por e vërteta është ndryshe, pasi Valentina ka gjithçka që premton për një karrierë të suksesshme në muzikë. Ajo filloi interpretimin e saj në mënyrë perfekte, me një vokal që impresionoi si publikun ashtu edhe jurinë, por fatkeqësisht në pjesën më kulminante të këngës, ajo stonoi. E pyetur më pas nga një prej anëtarëve të jurisë, Valentina bëri të ditur se ishte muzika që e ngatërroi dhe krijoi këtë moment, e më pas e këndoi refrenin në versionin akapella (pa muzikë) duke vërtetuar dëshirën e gjyqtarëve se ajo është me të vërtet një talent dhe se meritonte të kalonte në seleksionimin e rradhës. Tashmë Valentina shihet si një prej pretendenteve kryesore dhe ne do ju informojmë më tepër rreth garës së saj në "X-Factor" gjatë javëve të ardhshme.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.