Header Ads

R.I.P Shatërvani tek qëndra


"Takohemi tek shatërvani tek qëndra.Do jem i veshur me xhinKse të zeza dhe bluzë të bardhë me stampë ACDC dhe trëndafil në dorë"...këto fjalë nuk do mundeni ti gjeni dot më në lajmërimet për lidhje dashurie, faqeve të gazetave.Tashmë shatërvani,ai që dikur ishte krenaria e Tiranës,që dikur ndriçonte me ngjyra-ngjyra,që dikur bënin fotografinë e tyre të parë të gjithë turistët (domethënë ata nga qytetet e tjera apo provincialët siç thonë mëndjet e mëdhaja në Tiranë)...nuk egziston më. Tani shprehja "Të gjitha rrugët të çojnë tek shatërvani " nuk do mund të përdoret më dhe do zëvendësohet me shprehjen e re "Të gjitha rrugët të çojnë tek linesi.", pasi tashmë ajo gjëja si e papërfunduar tip sheshi në mes të Tiranës, e parë nga lartë i ngjason një linesi gjigand. Nuk po themi që është ide e vjedhur nga linesat,por si frymëzim,si kompozim artistiko-arkitekturor duket qartë që është frymëzuar nga forma e linesit. Pas dhjetë vjetësh projektesh arkitekturale nga Franca,Anglia,Hollanda e Kina, tironsat u zgjuan një mëngjes pa shatërvanin e tyre të dashur dhe u përballën me një gjë gjigande e cila të zë frika se ndoshta do ngjallet e do bjerë erë kur të fillojnë shirat e para. Jo se nuk e pëlqejmë sheshin e ri,thjesht nuk po e kuptojmë. Nuk ka gjë se presim derisa të përfundojë, u mësuam me pritje. E dinim që kjo do të ndodhte,e kishim nuhatur që kur u bë ai shatërvani tek Tajvani me shumë ngjyra e me shumë pishina.Përse do ti duheshin Tiranës dy shatërvana me ngjyra? Plus që ky i qëndrës të acaronte nervat sa herë që bëheshin mitingje.Zinte tërë atë vend kot ma si koti. Më mirë këtë thuaj se Skëndërbeun...qyqja se e thashë unë u bë.Shihe kur ta çojn andje nga muzeu. OK ok se po bëhem bajat.Thjesht desha të them që nuk më pëlqen ky mosrespektim i disa simboleve të kryeqytetit në emër të moderrnes,e disa dollarëve më tepër. Shatërvani,piramida,liqeni,kopshti botanik,...këto janë simbole të kryeqytetit të cilat të vjen keq ti shohësh të shfarosen pa më të voglën mëdyshje, e të ju merren qytetarëve vendet ku kanë disa prej kujtimeve të tyre më të bukura të jetës. Të paktën unë kështu ndjehem. R.I.P Shatërvani.
PS.Po me varrin e Bomit a di gjë njeri ç'bëhet?

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.