Header Ads

"Mob Wives" fillon sezoni i dytë më 1 janar. Shiko videon këtu!



Të gjitha emisionet "vërtet tv", pretendojnë dhe betohen që janë më të vërteta se vetë e vërteta, por në ka një program që as nuk e vë në dyshim realitetin që paraqet ai është "Mob Wives" (Gratë e mafjozave). Kur Victoria Gotti (vajza e John Gotti) u shpreh se programi nuk është i vërtetë por i përgatitur me skenar Renee (njëra prej grave) u përgjigj " As nuk më intereson se çfarë mendon ajo. Nëse arrin të sjellësh (në derë të shtëpisë) 127 agjentë të FBI në pesë të mëngjesit në një të enjte, atëherë në rregull jemi." Oh yeah!

Siç jua kemi bërë të ditur dhe më parë, një prej personazheve të këtij programi (njëkohësisht dhe më e preferuara) është shqiptarja Drita, e cila e ka bërë publikun për vete me karakterin e saj të fortë dhe të drejtë, pa lënë mënjanë dhe bukurinë e saj. Në sezonin e dytë, ajo tregon për ndarjen nga bashkshorti teksa përpiqet të normalizoj jetën në familje dhe shoqëri. Më poshtë ne po ju sjellim reklamën e programit si dhe një përmbledhje të sezonit të dytë. Drita është në qëndër të reklamës e veshur me fustan të kuq e me pamje hot hot hot! ♥ Drita!!!

Personalisht më pëlqen ky program, sepse për herë të parë tregon gratë e mafjozëve siç janë në të vërtetë,të forta,mbijetuese, e jo thjesht bimbo në krahë të partnerëve të tyre siç paraqiten në shumicën e filmave. Gjithashtu më pëlqen "Mob Wives", sepse e kuptoj situatën në të cilën ato ndodhen,pasi dhe mua më është arrestuar gruaja për trafik droge e po ben vitin e fundit në burg. Nuk e imagjinoni dot sa e tmerrshme që është! Hahahhahahahhahahaha! Shaka! Shaka! Hahahahhaha!




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.