Header Ads

A është Eni Koçi këngëtarja më e suksesshme e momentit?


E dini se çfarë po mendoni...por nuk munda të mos e bëja këtë pyetje kur pashë që brenda një dite videoja e saj e re me Noizy - Je gjithçka ka arritur mbi 107.000 klikime brenda një DITE!!! Asnjë nga videot e reja këtë vit nuk e ka arritur këtë. (Në videon e mëposhtme tregohet 98.000+ , sepse YouTube rifreskon të dhënat sipas një intervali ditor, ndërsa nëse e kërkoni në "search" ju jep numrin e saktë). Sigurisht që prezenca e Noizy ka bërë të vetën, por psh Çiljeta dhe Ingridi me videon e tyre të fundit kanë arritur këtë numër vizitorësh pas një JAVE! Videoja e tyre është parë 137.000 herë. E njëjta gjë vlen dhe për Nora Istrefin dhe hitin e saj të fundit "Ski me ik" e cila pas dy javësh koleksionon vetëm 310.000 shikime, shumë pak krahasuar me "Je gjithçka" e cila vetëm në një ditë ka arritur 1/3 e kësaj shifre. Ndaj me çudi apo pa çudi po pyesim veten...A është Eni Koçi më e suksesshmja e momentit? Duket se po...suksese!


1 comment:

  1. muzike e degjeneruar, muzike koti, kengetare rrugaqesh

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.