Header Ads

Vesa Luma largohet nga X Factor Albania - Adelina kandidate?


Tashme lajmi eshte konfirmuar dhe nga vete Vesa Luma.Kengetarja i eshte larguar dhe nuk do te rikthehet si anetare e jurise se X Factor Albania ne sezonin e dyte i cili pritet te filloje se shpejti. Vesa ka treguar per Albaniac se eshte larguar miqesisht dhe arsyeja kryesore ka qene impenjimi per albumin e ri te kengetares qe do ta detyroje ate te jete prezente ne studion e regjistrimit deri nga pranvera e ardheshme.Nderkohe ajo ka ne duar nje tjeter projekt televiziv ne Kosove, detajet e te cilit ende nuk jane bere te ditur.Teksa neve na vjen keq per largimin e Veses nga juria, nuk mund te rrinim dot pa u ngacmuar pak dhe te themi se kush do te ishte kandidatja me e mire per te zene postin e saj ne edicionin e ardhshem.Ja dhe dy te preferuarat tona

1- Adelina Ismaili - Po Po Po! Jo vetem qe do ta bente shfaqjen me interesante dhe do shtonte numrin e shikuesve, por Adelina njihet per karakterin e drejtperdrejte dhe sensin e humorit

2-Aida Bajraku- Brezi i ri nuk e njeh shume,por brezi i ri nuk e njihte as Alma Bektashin e shiko sesi te gjithe e aprovuan ate.Aida eshte jo vecse e talentuar,por dhe shume shume cool!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.