Header Ads

Shqiptari qe hyri ne fushe dhe perqafoi Cristiano Ronaldo shpjegohet...(VIDEO)


Gjate ndeshjes se Real Madrid me Chelsea, nje fans ka nderprere lojen duke hyre ne fushen e futbollit dhe me drejtimin nga Cristiano Ronaldo ka arritur te takoj dhe perqafoj idhullin e tij. Ronaldo shume cool i ka kthyer perqafimin ka shkembyer disa fjale dhe me pas rojet e sigurise kane marre fansin  i cili u arrestua dhe kaloi dy dite ne burg. Ky moment i transmetuar ne mbare boten ka per protagonist nje djale shqiptar. Ai fans i cmendur i Ronaldos, quhet ...Ronald Gjoka! Me poshte ju keni mundesine te ndiqni videon e plote nga nderhyrja e tij ne stadium dhe takimi me Ronaldon, e ne videon e dyte nje interviste te Gjokes rreth kesaj ngjarjeje. Intervista eshte ne anglisht dhe ne te Gjoka shpjegon se e ka ndjekur Ronaldon qe perpara se te behej i famshem, u mundua ta takonte ne hotelin ku ekipi po qendronte, biles ai kishte marre dhe nje dhome ne hotel, por siguria ishte shume e larte dhe nuk mundi. Me pas ai ka shkuar ne stadium ku eshte lutur qe mos te ndalohet nga siguria perpara se te kete rastin te takoj futbollistin e njohur. Ne momentin e pershtatshem Gjoka eshte sulur ne fushe duke kryer nje nga levizjet simbolike te Ronaldos, i cili me pas ka hapur duart dhe e ka perqafuar Gjoken. Pas takimit, Gjoka eshte arrestuar dhe ka kaluar dy dite ne burg, por nuk eshte aspak pishman per kete, sepse pati rastin qe te jepet vetem nje here ne jete per te takuar idhullin e tij. Ai e ben te qarte qe pavarsisht se ky veprim shume njerzve mund ti duket si budadallek, ai nuk e beri kete per gallate apo se ishte i dehur. Ai thjesht donte te takonte idhullin e tij. Fansat e te dy ekipeve kane brohoritur veprimin e Gjokes por dhe sjelljen e Ronaldos i cili ka shperblyer mundimin dhe ka respektuar veprimin e fansit te tij te zjarrte. Gjoka gjithashtu luan futboll dhe tregon se ne momentin e takimit me Ronaldon i ka thene futbollistit, se ai gjithashtu eshte rritur nga nena dhe se kur ka pasur nevoje per figuren e babait ne jete, gjithmone eshte frymezuar nga Ronaldo dhe suksesi i tij. Intervista e Gjokes eshte shume emocionuese dhe qe me teper sesa nga fansat duhet te shikohet nga figurat e njohura publike te cilat shpesh here harrojne se cfare influence kane ne jeten e shume njerezve. 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.