Eurovision pa netë gjysëm finaliste?




Edicioni i ardhshëm i Eurovision, do të mbahet në Basel të Zvicrës më 13-15-17 maj. Megjithatë, siç ndodh përherë me Eurovision, dramat nuk mund të shmangeshin asaj kësaj here. Ende pa përfunduar lista e përfaqsuesve, duket se Zvicra nuk është dhe aq e gëzuar për të mbajtur këtë edicion. Arsyeja? Money! Money! Organizatorët zvicerianë kanë dhënë idenë që në këtë edicion mund të ketë vetëm një finale dhe jo netë gjysëmfinaliste, për shkak të buxhetit. Do të ishte skandal po të ndodhte, e jemi të sigurtë që dikush-diku do e parandaloj këtë krrrrrnacëri të Zvicrës lol, por dhe çudi nuk na duket. Po dhe sikur, mirë do ish. Të paktën këtë herë të gjithë do të jenë të lumtur, sepse të gjithë do të shkojnë në finale. SRG SSR (Shoqëria Zviceriane e Radios dhe Televizionit) ka mohuar këtë lajm, por kaq shpejt sa ju përgjigjën këtyre lajmeve…hmmm diçka ka ndodh, se nuk kishin nevojë të sqaroheshin nëse nuk ka pasur ndonjë problem. Nejse, deri në maj, do çpohet ndonjë xhep thuaj lol. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.