Greta Koçi - Milionere e parë
Motra e Gretës, Eni në çdo intervistë nuk harron të falenderoj Gretën për këshillat dhe ndihmën që i ka dhënë, por tashmë duket se është Greta ajo që ka nevoj për pak këshillë nga Eni e cila dy videkëngët e para i ka hite, teksa "Milionere e parë" rrezikon të harrohet shpejt. Problemi i këngës qëndron tek arranxhimet, ritmet duhet të ishin më të forta, pasi zëri i këngëtares del sipër çdo tingulli ndërkohë që ka shumë "theyrje" brenda saj. Ne na pëlqen fragmenti ku Greta këndon "Nëse ti më thua..." i cili po të ishte shndërruar në refren të vetëm do e kishte shndërruar këngën në hit. Megjithatë duhet të themi që në sekuencat me fustanin e kuq, Greta duket Hot.
Post a Comment