Cfare pyeten, cfare thashe, cfare u tha...

Te shtunen ne ishim pjese e nje prej programeve tona te preferuara "Prive" ne Klan Kosova si dhe shume here te tjera, por kete here na duhet te bejme nje shpjegim te vogel ne lidhje me pergjigjet tona ne rubriken "Muzika shqipe jo me dytesore ne Ballkan" bazuar ne nje shkrim tonin. Pergjigjet qe une dhashe ishin edituar, gje qe eshte normale per shkak te minutazhit etj etj, problemi vec ishte se ishin vendosur ne nje vije te gabuar pasi pyetjet qe une ju pergjigja s'kishin lidhje me "kombinimin" qe ju eshte bere ne klipin qe do ndiqni. Psh. aty ku flitet per huazimet e kengeve (2:04) une po i pergjigjesha nje pyetje komplet tjeter. Pyetja ishte - Kujt duhet ti falenderohemi per kete ngritje te muzikes sone? - Ku them se duhet ti falenderohen shqipetareve te diaspores pasi pas koncerteve ne diaspore artistet kane arritur te fitojne me shume te ardhura qe si pasoje ka sjell dhe nje cilesi me te mire prodhimi e regjistrimi si ne kenge dhe ne video.Pastaj permend dhe promovimin ne YouTube sepse...vazhdon si ne video. Nderkohe pergjigja tjeter (3:39) serisht kishte te bente me nje tjeter pyetje e jo me cka eshte paraqitur- A e ben kjo me te lehte depertimin e yjeve shqiptar ne industrine boterore te muzikes - te ciles i jam pergjigjur: Jo aspak! Se pari ne Shqiperi nuk ka nje treg muzikor, sepse askush nuk blen muzike. Se dyti nuk ka qendra menaxhimi, flas per qendra menaxhimi qe te marrin persiper zbulimin, zhvillimin dhe menaxhimin e nje talenti. Se treti pavarsisht se kemi muzike te mire na mungon origjinaliteti.E vetmja menyre per dike qe nuk eshte amerikan, anglez apo latin, per te depertuar ne tregun muzikor, flas per tregun boteror, eshte qe te jete shume, shume, shume i vecante jo vetem si kengetar por sidomos ne muzike. Duhet te sjelli dicka te re te padegjuar me pare, dicka qe njerzit ta degjojne dhe te thote "Hey kush eshte ky?Kush eshte kjo?" Thuaj psh Amerika i ka 100.000 rrepere, per cfare ti duhet dhe nje nga Shqiperia?

Thjesht desha t'ju sqaroj, sepse me duket eshte keqkuptuar ajo cfare kam dashur te them, kur ne fakt ka pasur lidhje me nje teme tjeter.Me poshte keni videon, gjykoni vete.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.