Header Ads

Çiljeta publikon "Pse të dua ty" - Shiko Videon Këtu

Më në fund e pamë dhe videon e re të Çiljetës. Sa dëshiroja të mos thoja diçka negative,sepse po duket sikur po e bëj qëllimisht, por dush në mes të detit me çizme deri në gju? Sinqerisht! Ja ju më thoni mua...ç'të shkruaj! Hahahaha! Videoklipi nuk ishte i keq, biles ka shumë sekuenca të bukura, por që fatkeqsisht nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nga indiane tek dushi në plazh, nga një pozicion super nën dritat lazer tek një video amatore nga lokali që ka sponsorizuar videon (po pra po ma e lexum emrin). Nejse...të paktën kënga është e bukur. Plot ritëm dhe me një refren të këndshëm. Ka disa vende ku vokali i Çiljetës lë për të dëshiruar, por në përgjithësi është super! Ne na pëlqen dhe padyshim një ndër hitet e kësaj vere.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.