Header Ads

Kënga e javës - Dafina Rexhepi dhe Etnon (ish Etno Engjujt) - Ti mi then kufijtë


Fiksim! Fiksim kjo këngë! Një tjetër Dafinë shfaqet në skenë. Këtë muaj këngëtarja e re ka publikuar dy këngë me dy prej emrave më të njohur të hip-hopit në Kosovë (Etnon dhe Mc Kresha). Të dyja këngët janë cool por "Ti mi then kufijtë" është më e destinuar për tu bërë hit. Pavarsisht se ndryshon nga klipi në klip dhe luan me pamjen e saj, personalisht mendoj se ka nevoj për një stil pak më të detajuar sepse duket pak si rrëmujë.E njëjta gjë vlen dhe për kërcimet...Duket që videoja është bërë pak shpejt e shpejt dhe nuk ka pasur një numër koreografik, por sërisht jo keq. Shumë po më pëlqen Dafina mua dhe kënga ajjjjjj s'po më largohet nga mëndja! Diçka tjetër në lidhje me video...nuk dua ti pres hovin,sepse është ende në fillimet e saja, por fillimi i videos është kopjuar si ide nga videokënga e Esmeè Denters dhe Justin Timberlake " Love Dealer". Të paktën merrini idetë nga ndonjë video e vjetër apo ndonjë këngëtar i panjohur, po shkoni dhe kopjoni Justin Timberlake lol. Nejse...ja kena fal hahahhaha! Vizitoni ëëë.RevistaAlbaniac.com për të ndjekur këngën. ♥♥♥

1 comment:

  1. edhe albumi i parë edhe ka kang hitte-po kur bon kang tjera kan me kan diqka teper tmira.
    Edhe kjo osht tamon RnB i like this music-
    dafina rexhepi the best

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.