Header Ads

"Origjinale" -Kënga më e mirë shqiptare në Balkan Awards


Shtetet konkuruese në "Balkan Awards" kanë përzgjedhur fituesit e tyre dhe Shqipëria ka shpallur si këngën më të mirë të 2010 atë me titull "Origjinale" të kënduar prej Aurela Gaçes,Dr. Florit dhe Marsel. Ky sukses i rradhës prej Gaçes (e cila momentalisht po promovon nëpër Europë këngën e saj konkuruese në Eurovision), ishte mëse i pritur, duke pasur parasysh që "Origjinale" përveçse një prej këngëve më të dëgjuara të vitit që shkoi, është dhe videoja më e shikuar shqiptare në YouTube. Ndërkohë për të dytin vit rradhazi, një kompozim i Flori Mumajesit shpallet si kënga më e mirë e vitit në Bullgari. Bëhet fjalë për këngën "Tvoya Totalno" të kënduar prej Alisia. Sidoqoftë gara ende nuk ka mbaruar, pasi në datën katër qershor në Sofje të Bullgarisë përveç përformancave fituese nga seicili shtet ballkanik, do të shpallen dhe çmimet për këngëtarin,këngëtaren,duetin,grupin,këngë dhe projektin më të mirë në Ballkan. Po ashtu si edhe vjet, asnjë nga këngët shqiptare nuk është përzgjedhur kandidate për këto kategori, megjithëse Flori është pretendent për çmimin "Best Balkan Project" me Alisia.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.