Header Ads

Shakira koncert në Kosovë


LOCA! Ne e presim në Shqipëri,kjo shkon në Kosovë! Ka ngatërruar adresë ylli! Javën që shkoi në Prishtinë filloi të flitej se këngëtarja e njohur kolumbiane, ka shumë mundësi të japi një koncert gjatë verës në kryeqytetin kosovar dhe pse në faqen e saj zyrtare një gjë e tillë nuk është njoftuar. Në fakt, duket se ardhja e saj në Kosovë është mëse e vërtetë,por koncerti nuk është pjesë e turneut artistik të këngëtares, më tepër sesa një koncert humanitar i organizuar në bashkëpunim me organizatën UNICEF. Lajmi është dhënë së pari në shtypin turk nga "IHA (iHlas Haber Ajansi) i cili ka cituar Rudolf Keller , menaxher i "Poëer Company" dhe organizator i këtij koncerti. Ai ka treguar se koncerti do të mbahet në muajin gusht dhe të ardhurat do të përdoren për të ndihmuar fëmijët e traumatizuar nga lufta. Gjatë vizitës, Shakira gjithashtu, do të vizitojë dhe spitalet e fëmijëve në vend.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.