Header Ads

Ledio Mehmeti modelon për GQ Style


Ne gjithmonë ju kemi sjellë lajme rreth suksesit të modeleve shqiptare në mbarë botën, por më në fund dhe djemtë po njohin sukses në tregun ndërkombëtar. Ledio Mehmeti, i cili është aktivizuar dhe në Shqipëri si model, në aktivitete të ndryshme, ka arritur të siguroj një editorial mode në numrin e ri të revistës GQ Style. Bëhet fjalë për edicionin kinez të kësaj reviste ku së bashku me modelë të tjerë prezantohen trendet më të fundit të stinës për meshkuj. Në editorialin e ndarë në tre pjesë "Kërcimi,Nata dhe Femrat", Ledion e gjeni të pozojë në pjesën "Nata" shoqëruar nga disa modelë të tjerë (shiko foton). Së bashku me Marsel Precaj dhe Anada Nikollari, modelët kanë qënë në Kinë ku kanë marrë pjesë në "China Fashion ëeek", por Ledio është i vetmi i cili ka siguruar faqet e të famshmes "GQ Style" (revista publikohet në mbarë botën dhe është pjesë e revistës "GQ"). Ky është rasti i dytë (i njohur) që një shqiptar pozon për një nga filialet aziatik të "GQ". Një tjetër model shqiptar, Bekim Trenova, ka punuar më parë për një editorial disa-faqësh të versionin rus.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.